Flash

WhatsApp zbulon veçorinë që mbron 'bisedat tuaja më intime'

Lapsi.al 16 May 2023
WhatsApp zbulon veçorinë që mbron 'bisedat tuaja më

WhatsApp ka njoftuar një veçori të re që thotë se “do të mbrojë bisedat tuaja më intime”.

Chat Lock do t'i lejojë përdoruesit e aplikacionit të vendosin mesazhet në një dosje të re që mund të aksesohet vetëm nga një fjalëkalim ose informacion biometrik, si për shembull një gjurmë gishti.

Në një deklaratë për shtyp, Meta tha: “Ne besojmë se kjo veçori do të jetë e mrekullueshme për njerëzit që ndajnë telefonat e tyre herë pas here me një pjesëtar të familjes, ose në momentet kur dikush tjetër po ju mban telefonin në momentin që ju vjen një mesazh. “Mund të kyçni një bisedë duke klkuar mbi emrin e një grupi ose një-për-një dhe duke zgjedhur opsionin e kyçjes. Për të zbuluar këto biseda, tërhiqni ngadalë kutinë tuaj hyrëse dhe futni fjalëkalimin ose biometrinë tuaj."

Veçoria vjen pas paralajmërimeve nga WhatsApp se mund të përballet me ndalimin në Mbretërinë e Bashkuar sipas projektligjit të qeverisë për sigurinë në internet. Will Cathcart, kreu i kompanisë mëmë WhatsApp Meta, tha në fund të marsit se legjislacioni i ardhshëm mund të dobësojë enkriptimin nga fundi në fund që siguron mesazhet në shërbim.

Vetëm muajin e kaluar kampania  nënshkroi një letër të hapur me konkurrentët e saj, duke përfshirë Signal, duke argumentuar se projektligji përbën "një kërcënim të paprecedentë për privatësinë, sigurinë d e çdo qytetari të Mbretërisë së Bashkuar"./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

 

Të këshilluara

Prezevativët futen dhe në fushën e modës

Adhuruesit e modës, mendonin se i kishin parë të gjithë. Julia Fox ju vwrtetoi tw kundwrtwn. Kampionia e veshjeve të bëra vetë ka shëtitur rrugëve të Los Anxhel...

12:50

"Kriza e makaronave" godet Italinë

Qeveria italiane ka mbledhur një komision për të trajtuar çmimet e makaronave që janë rritur dy herë më shumë se norma e inflacionit në vend. Sipas zyrtarëve...

15:57

Risitë e reja të Google

Google do të zbulojë ofertat më të fundit të inteligjencës artificiale në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të mërkurën, së bashku me produkte të reja du...

14:46

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI