Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Veliaj: Ky është mandati im i fundit në Bashkinë e Tiranës

Lapsi.al 16 May 2023
Veliaj: Ky është mandati im i fundit në Bashkinë e

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një deklaratë interesante mbrëmjen e së martës në ekranin e TCH. Ai ka konfirmuar se ky do të jetë mandati i fundit i tij në bashkinë e Tiranës. Kryeministri Rama ka caktuar si rregull që një person të qëndrojë vetëm 3 mandate, por nuk është se i ka qëndruar me kaq rigorozitet këtij rregulli. Edhe vetë Veliaj duket se e ka paralajmëruar shumë herët se nuk do të kërkojë një tjetër mandat.

“Ky është mandati im i fundit në bashkinë e Tiranës. Do e lë shenja. Bashkia e re do të jetë tek Bulevardi i ri. Presim vendim i gjykatës për kopshtin botanik, shkollat i kemi në proces, do të marrim një vendim për vendosjen dizajnin e Gjykatës së Lartë, kemi dy grupe finaliste” – tha Veliaj.

Ai siguroi një mandat të tretë në bashkinë Tiranë nga zgjedhjet vendore të mbajtura më 14 maj. Në 1.118 qendrat e votimit në Tiranë 158 688 vota shkuan për Erion Veliajn, ndërsa 100 351 vota për Belind Këlliçin. Fitorja e Veliajt është me një diferencë prej 58 337 të cilën nuk e ka pasur asnjë kandidat në 8 zgjedhjet e shkuara për pushtetin vendor në kryeqytet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Era e fortë shkul pemën në Tiranë (VIDEO)

Era e fortë ka sjellë disa pasoja në Tiranë. Në videon e publikuar në Euroneës shihet se një pemë është rrëzuar në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën X...

16:42

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI