Flash

Shqiptarit i bëhet atentat në Hannover të Gjermanisë

Lapsi.al 16 May 2023
Shqiptarit i bëhet atentat në Hannover të Gjermanisë

Një 35-vjeçarit nga Kosova i është bërë atentat në Hannover të Gjermanisë.

Sh.B po udhëtonte me veturën e tij të tipit “GOLF VII”, ngjyrë e bardhë teksa u qëllua me breshëri plumbash nga disa persona.

Ai ka arritur që të zbresë nga vetura dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.

35-vjeçari më pas është gjetur dhe prangos pasi që rezultonte në kërkim për trafikim droge, shkruan gazeta gjermane BILD.

Avokati i kosovarit, refuzoi të komentonte se kush mund të ishte i dyshuari që sulmoi klientin e tij.

“Asnjë koment”, u përgjigj shkurtimisht ai.

As Prokuroria e Hannoverit nuk u prononcua lidhur me rastin.

Zëdhënësja Paula Topp tha se kanë njohuri lidhur me rastin.

“Për arsye të hetimeve, nuk e komentojmë këtë për momentin”, tha ajo.

Sh.B, 35-vjeçari nga Kosova dyshohet se mund të jetë koka e një bande të drogës.

Muaj më parë forcat speciale kishin bastisur një depo në Wedemark në Hannover.

Policia në kamionin e ngarkuar me perime gjeti gjashtë çantë me 160 kilogramë marihuanë.

Vlera e drogës në tregun e zi sipas policisë kap vlerën e 750 mijë eurove, shkruan Bild.

Të këshilluara

Tom Hanks: Idris Elba, James Bond i ardhshëm

Tom Hanks e ka bërë të qartë se kush është zgjedhja e tij për James Bondin e ardhshëm. Aktori shpreson që Idris Elba, të jetë britaniku i radhës me një kostu...

16:32

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI