Flash

Numërimi i votave në 9 Bashki/ Si ndahet ‘torta’ e Këshillave Bashkiakë

Lapsi.al 16 May 2023
Numërimi i votave në 9 Bashki/ Si ndahet ‘torta’ e

Pas kandidatëve për kryetarë bashkie, vijon numërimi i votave për këshillat bashkiakë.

Numërimi ka mbaruar në 9 bashki dhe rezultatet janë si më poshtë:

1-Fushë Arrëz: Ka 15 mandate për Këshill Bashkiak. Rezulton e para Partia Socialdemokrate me 13.22% të votave. E përkthyer në mandate, PSD ka fituar 3 mandate. Po njësoj ka fituar edhe PAA-ja që ka marrë 13.06% të votave. Partia Socialiste dhe Partia Kristian Demokrate kanë fituar nga 2 mandate. Ndërsa nga 1 mandat kanë marrë “Bashkë Fitojmë”, PDIU, ALD, PD dhe FRD.

2-Vorë: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 13 mandate, “BF” 4 mandate, PAA 2 mandate dhe nga 1 mandat kanë marrë FRD dhe PR.

3-Kamëz: Ka 41 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 19 mandate, “BF” 11 mandate, PD 3 mandate, PSD dhe FRD nga 2 mandate dhe nga 1 mandat PR, PAA dhe PLL.

4-Elbasan: Ka 51 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 28, “BF” 12 mandate, PD 7 mandate dhe nga 1 mandat PD, PSD, Partia e Gjelbër dhe PDIU.

5-Cërrik: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 11 mandate, “BF” 3 mandate, PD 2 mandate dhe nga 1 mandat Partia e Gjelbër, Aleanca Progresiste LZHK, PLL, PSD, PAA.

6-Poliçan: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 13 mandate ndërsa “BF” dhe PD nga 1 mandat.

7-Kolonjë: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 10 mandate, “BF” dhe PAA nga 2 mandate ndërsa PR 1 mandat.

8-Libohovë: Ka gjithsej 15 mandate. PS ka fituar 8 mandate, “BF” 5 mandate dhe PD 2 mandate.

9-Këlcyrë: Ka gjithsej 15 mandate. 3 mandate i ka fituar PS, ndërsa nga 1 mandat kanë fituar “BF”, PDIU, PADSH, ALD, ADK, PR, Aleanca Progresiste LZHK, PAA, PD, PSD, LRE, PASH.

Të këshilluara

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Vlorë

Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar për shkak të përkeqësimit të motit në Vlorë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar, d...

10:49

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI