Flash

Johnny Depp firmos kontratën 20 milionë dollarëshe me Dior

Lapsi.al 16 May 2023
Johnny Depp firmos kontratën 20 milionë dollarëshe me Dior

Pwr 3 vite, 20 milionë dollarë, Johnny Depp nwnshkruan marrwveshjen e re për parfumin Dior Sauvage që tejkalon të gjitha marrëveshjet e tjera në parfumeri për nga vlera. Shtëpia franceze e modës vazhdon partneritetin me aktorin 59-vjeçar, i cili filloi në vitin 2015 me lançimin e parë të aromës. Që atëherë, Johnny Depp ka qenë fytyra e Dior Sauvage dhe e fushatave të shumta reklamuese që kanë nxjerrë në pah shpirtin e egër dhe rock të parfumit, por edhe të vetë aktorit.

Marrëveshja prej 20 milionë dollarësh tejkalon shumë çdo mbështetës tjetër mashkull që kanë negociuar gjatë viteve të fundit. Si ai me Robert Pattinson, i cili nënshkroi një marrëveshje 12 milionë dollarësh për Dior Homme, ndërsa Brad Pitt pranoi një marrëveshje prej 7 milionë dollarësh për Chanel nr. 5. Pas një periudhe mungese nga televizioni dhe ekranet e mëdha, kryesisht për shkak të gjyqit, kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard nga e cila doli fitues Depp, aktori rikthehet për të konfirmuar veten si ambasador i Dior. Sipas asaj që u dëshmua në Variety, pas fitores, shitjet e Dior Sauvage u rritën dhe Bernard Arnault, CEO i LVMH, deklaroi se "imazhi i Johhny Depp është një nga arsyet kryesore pse është bërë një sukses i jashtëzakonshëm".

Njoftimi i marrëveshjes së rinovuar me Dior vjen vetëm disa ditë përpara premierës botërore më 16 maj të dramës historike të Maïwenn "Jeanne du Barry - E preferuara e Mbretit -" në Festivalin e Filmit në Kanë. Në film, Johnny Depp luan sundimtarin Louis XV. Aktori pritet gjithashtu të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Dior më 17 maj, përpara se të niset për në Londër për një homazh për Jeff Beck të nesërmen.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Merr fund "misteri" i postimeve të Mozzik

Misteri i postimeve të Mozzik me gjëra për bebe ka marrë fund. Ai publikoi në Instagram disa foto që kishin një emërues të përbashkët: një bebe. Kështu reper...

12:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI