Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Inteligjenca artificiale/ A do të na zëvendësojnë robotët?

Lapsi.al 16 May 2023
Inteligjenca artificiale/ A do të na zëvendësojnë

Kompania Hanson Robotics me bazë në Hong Kong zhvillon robotët e ngjashëm me njeriun dhe është e njohur për robotikën dhe teknologjinë e AI.

Një nga makinat quhet "Profesori Ajnshtajn", i quajtur sipas fizikantit të famshëm. Ai synon t'i bëjë njohuritë dhe humorin e Ajnshtajnit të arritshëm për një brez të ri.

Roboti humanoid prof. Ajnshtajni

Sa më të ngjashëm me njeriun

Për t'i bërë robotët sa më të ngjashëm me njeriun, në procesin e prodhimit përdoret edhe një lëkurë nanoteknologjike e quajtur "frubber". Kjo synon të krijojë androidë që shfaqin shprehje reale të fytyrës. Në të ardhmen, kompania gjithashtu dëshiron t'u japë robotëve të saj aftësi njerëzore si dashuria dhe dhembshuria.

Robot humanoid

"Sophia" - Qytetare dhe ambasadore

Kompania ndërton robotë humanoidë që nga viti 2007 dhe pas 10 vitesh bëri një revolucion teknologjik me modelin e saj "Sophia". "Sophia" është roboti i parë dhe deri tani i vetmi që ka shtetësinë e saj. Pas prezantimit të saj, Arabia Saudite e bëri androidin qytetar të saj. “Sophia” punon edhe për Kombet e Bashkuara si “Ambasadore e inovacionit”.

Roboti humaniod “Sophia” - qytetare e Arabisë Saudite dhe “Ambasadore e inovacionit” e OKB-së

Nga pjatalarëse tek udhëtar në hapësirë

Roboti "Beomni" është një robot për të gjitha qëllimet që, sipas prodhuesit të tij në SHBA, Beyond Imagination, mund të përdoret në mënyra të ndryshme: "Beomni" është në gjendje të hapë shishe si dhe të bëjë injeksione dhe prandaj mund të përdoret si në gastronomi edhe në sektorët e mjekësisë. Madje supozohet se mund të udhëtojë edhe në hapësirë për të ndihmuar për ndërtimin e objekteve hapësinore.

Roboti humanoid

Të fuqizuar nga AI

Robotët humanoidë po zhvillohen edhe në Gjermani: Në vjeshtën e vitit 2022, "Lena" përfundoi një provë në zyrë. Zonja robotike e pajisur me inteligjencë artificiale nga laboratori kërkimor Leap in Time Lab punoi së bashku me kolegët e saj njerëz për tetë javë. Në fund të fazës së testimit, Lena e kishte zgjeruar fjalorin e saj deri në atë masë sa ishte në gjendje të bënte prezantime.

Kolegia androide, roboti Lena

'Kumbari i Al' paralajmëron për rreziqe

Sa më shumë detyra po merr përsipër inteligjenca artificiale, aq më i madh është diskutimi për dimensionin etik të këtij zhvillimi. Geoffrey Hinton, i njohur si “kumbari i AI”, ka frikë nga humbja e kontrollit mbi inteligjencën artificiale dhe paralajmëron për “rreziqe serioze për njerëzimin”. Shumë shpejt mund të "mos e njohim më atë që është e vërtetë", thotë ai. Hinton sapo ka dhënë dorëheqjen nga Google për të paralajmëruar përmes leksioneve dhe paraqitjeve në media për rreziqet e AI. /DW

Geoffrey E. Hinton

Të këshilluara

Era e fortë shkul pemën në Tiranë (VIDEO)

Era e fortë ka sjellë disa pasoja në Tiranë. Në videon e publikuar në Euroneës shihet se një pemë është rrëzuar në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën X...

16:42

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI