Flash

Humb jetën 21-vjeçarja jetime, policia: U mbyt nga ushqimi

Lapsi.al 16 May 2023
Humb jetën 21-vjeçarja jetime, policia: U mbyt nga ushqimi

Një 21-vjeçare ka humbur jetën ditën e hënë në Shtime, Kosovë si pasojë e mbytjes me ushqim.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi se rasti ka ndodhur në “Shtëpinë e fëmijëve”, rreth orës 19:30.

“Më datën 15.05.2023 rreth orës 19:30 , policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21-vjeçare nga ‘Shtëpia e fëmijëve’ në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në, Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj, dyshohet ngulfatje nga ushqimi”, tha ai.

Veseli shtoi se, hetuesit në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.

“Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë mjeko-ligjore”.Veseli bëri të ditur se rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI