Flash

Detaje/ Gjenden dy kallashnikovë në një banesë në Vaun e Dejës

Lapsi.al 16 May 2023
Detaje/ Gjenden dy kallashnikovë në një banesë në Vaun

2 kallashnikovë janë sekuestruar në Vaun e Dejës, të cilat dyhsohet se janë përdorur për ngjarje kriminale.

2 armët u gjetën në banesën e shtetasit P.GJ, i cili është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policise:

Vau i Dejës

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, sekuestrohen 2 armë zjarri kallashnikov që dyshohet se mund të jenë përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje kriminale.

Armët e sekuestruara janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Shpallet në kërkim poseduesi i dyshuar i këtyre armëve, i cili i fshehu kallashnikovët në një banesë në fshatin Vig, të cilën e kishte në përdorim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, si rezultat i punës parandaluese, të mbështetur nga inteligjenca informative, me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit që posedohen në mënyrë të kundërligjshme dhe që mund të jenë përdorur apo mund të përdoren për ngjarje kriminale, kanë ushtruar kontroll në një banesë në fshatin Vig (e pabanuar nga pronari i saj, prej 5 vjetësh).

Nga kontrolli në këtë banesë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra armësh.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, dyshohet se armët i ka fshehur në këtë banesë, shtetasi P. Gj., 59 vjeç, banues në fshatin Vig (i cili kishte në përdorim këtë banesë, kohët e fundit).

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 59-vjeçarit.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI