Flash

Ambasadori i SHBA në Serbi: Jam përkrahës i madh i “Open Balkan”

Lapsi.al 16 May 2023
Ambasadori i SHBA në Serbi: Jam përkrahës i madh i “Open

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se vazhdon të jetë përkrahës i madh i nismës rajonale Ballkani i Hapur. Ai ka theksuar se Open Balkan ka për qëllim që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen kësaj nisme për të hapur kufijtë siç u shpreh ai për tregtinë e mallrave dhe për lëvizjen e turistëve.

Kosova vazhdon të jetë kundër kësaj iniciative rajonale.

“Ne kemi vërejtur se kemi nevojë që ata kufij të jenë kufij, jo për të ndarë vendet, por më tepër vendet që bashkojnë vendet. Ka pasur një sërë përpjekjesh për integrimin rajonal, një nga ato këtu në Ballkan, të cilin ministri Momiroviq e përmendi, dhe do ta përmend sërish, sepse jam përkrahës i madh i kësaj nisme, Open Balkan, që provon të ftojë të gjitha vendet, dhe këtë gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor, të bashkohen. Kërkon të sigurohet se pavarësisht nga statusi i tyre, vendet të bashkohen, të punojnë së bashku dhe të veprojnë për të hapur kufijtë, dhe për të siguruar që ata kufij të lehtësojnë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe lëvizjen e turistëve”, theksoi ai.

Ambasadori Hill ka treguar edhe përshtypjet e zyrtarëve të lartë të Shqipërisë për integrimin në Ballkanin e Hapur. Këto komente ambasadori amerikan i bëri të martën në një ngjarje të përbashkët me ministrin e Tregtisë në Serbi, Tomisllav Momiroviç.

Ndërsa, edhe në Qeverinë e Serbisë thonë se ia kanë parë hairin integrimit në Ballkanin e Hapur. Ministri i Tregtisë në Serbi, Tomisllav Momiroviqi ka thënë se pas BE-së, vendet e CEFTA-s janë tradicionalisht partneri i dytë më i rëndësishëm i tregtisë së jashtme të Serbisë.

Sipas tij, shkëmbimi i përgjithshëm i mallrave me vendet e CEFTA-s në vitin paraprak ishte 7 miliardë euro, ndërsa eksportet arritën në afro 5 miliardë euro dhe importet rreth 2 miliardë euro. Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të jetë kundër kësaj iniciative rajonale për Ballkanin e Hapur.

Takimi i fundit për Ballkanin e Hapur ndërmjet presidentit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ishte në Itali më 2 prill.

Të këshilluara

Era e fortë shkul pemën në Tiranë (VIDEO)

Era e fortë ka sjellë disa pasoja në Tiranë. Në videon e publikuar në Euroneës shihet se një pemë është rrëzuar në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën X...

16:42

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI