Flash

A do të japë dorëheqjen për humbjen në Shkodër? Përgjigjet Berisha

Lapsi.al 16 May 2023
A do të japë dorëheqjen për humbjen në Shkodër?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në konferencë për mediat për të folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. I pyetur për humbjen në Shkodër, nëse mban përgjegjësi dhe nëse do të japë dorëheqjen, Berisha tha se nuk tërhiqet kurrë para bandave dhe krimit shtetëror dhe jo shtetëror.

Ai deklaroi se Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës dhe u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe unë jam i sigurt se qytetarët e Shkodrës zgjedhën e krimit.

Si e lexoni votën e qytetarëve, veçanërisht të Shkodrës, a mbani përgjegjësi, a do të jepni ju dorëheqjen?

Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha poll-et e kundërshtarëve tanë, por edhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14-16 pikë përpara. Në qoftë se mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë unë nuk tërhiqem para bandave dhe krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe unë jam i sigurt se qytetarët e Shkodrës zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit nuk do ta pranojnë.

Të këshilluara

Aksident në Librazhd, makina bie në humnerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur kthesa e “Lapidarit”. Raportohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfund...

12:44

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI