Flash

Vota për Milanin dhe mamin/ Çuditë e fletëve të votimit që u gjetën në kuti

Lapsi.al 15 May 2023
Vota për Milanin dhe mamin/ Çuditë e fletëve të

Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, iu drejtuan ditën e diel kuti ve të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendorë për 4 vitet e ardhshme. Në Tiranë qytetarët patën më shumë alternativa zgjedhjeje se në çdo qytet tjetër, pasi numri i kandidatëve ishte 6-të.

Por mesa duket ka pasur edhe qytetarë që si ka bindur asnjë nga këta alternativa, duke shtuar në fletën e votimit të preferuarin e tyre.

Dikush ka shtuar si kandidat “Mami im”, si dhe duke vendosur shenjën e kryqit përkrah. Kjo fletë votimi ka shkaktuar të qeshura dhe humor brenda ambienteve të numërimit të votave.

Ndërsa në bashkinë e Pogradecit një tjetër votues ka lënë një tjetër mbishkrim në fletë i pakënaqur për kandidaturat. Ai ka shtuar emrin e yllit të repit korean Min Yoon-gi. Në fund të fletës së votimit është vizatuar edhe një zemër e madhe për të treguar dedikimin ndaj muzikantit korean.

foto galeri

Ndërsa në një qendër numërimi në një kuti është gjetur një fletë, ku një tifoz i skuadrës së Milanit ka shprehur dashurinë e tij për skuadrën e zemrës. Numëruesi tjetër qesh dhe lexon ç’ishte shkruar. “E pavlefshme, çfarë thotë? Forca Milan!,”-dëgjohet në një video të publikuar dhe të shpërndarë masivisht në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI