Flash

Vajza e Paul Walker, pjesë e vazhdimit të "Fast and Furious"

Lapsi.al 15 May 2023
Vajza e Paul Walker, pjesë e vazhdimit të "Fast and Furious"

Vajza e Paul Walker, Meadow Walker Thornton-Allan po ndjek hapat e tij dhe do të shfaqet në filmin e ardhshëm të mbushur me aksion, "Fast X".

Thornton-Allen, 24, njoftoi të enjten se ajo ka një pjesë  në vazhdim  "Fast & Furious".  Në Instagram, modelja postoi një pamje nga filmi – që doli më 19 maj – duke e treguar atë ndërsa ishte në avion.

Ajo shkroi një homazh për babain e saj të ndjerë dhe shpjegoi se sa e emocionuar ishte që më në fund të ishte në serialin e gjatë që e bëri Walker një yll. “Pjesa e parë u publikua kur isha një vjeç! Unë u rrita në xhirime duke parë babanë tim, Vin Diesel, Jordana Brewster, Michelle Rodriguez, Ludacris," filloi ajo.

“Falë babait tim, kam lindur në familjen ‘Fast’. Nuk mund ta besoj që tani të jem edhe unë atje lart. Me ata që kanë qenë përreth për të më parë të rritem. Jam shumë e bekuar që mund të nderoj trashëgiminë e babait tim dhe ta ndaj këtë me të përgjithmonë. Ju dua shumë të gjithëve!”

Walker ndërroi jetë në nëntor 2013 në një aksident me makinë së bashku me mikun e tij, Roger Rodas, në Santa Clarita, Kaliforni. Porsche goditi një shtyllë ndriçimi, një pemë dhe më pas shpërtheu në flakë./Lapsi.al

Të këshilluara

Bafta TV Awards 2023: Lista e fituesve

Të dielën u zhvilluan çmimet Bafta Television Awards, duke vlerësuar shfaqjet më të mira televizive të vitit 2022. Derry Girls dhe Bad Si...

11:47

Mbreti Charles bën paqe me Princ Harry

Dera e pallatit është “gjithmonë e hapur” për Princin Harry dhe Meghan Markle, pohon një mik i mbretit Charles. Charles thuhet se është i lumtur të ribashkoh...

11:03

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI