Flash

Meta "hedh poshtë" zgjedhjet: U asgjësuan që pa filluar

Lapsi.al 15 May 2023
Meta "hedh poshtë" zgjedhjet: U asgjësuan që pa filluar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas procesin zgjedhor për “Lokalet 2023” me akuza të shumta.

Nëpërmjet njëpostimi në Facebook, Meta ka shkruar se ‘zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar’, teksa i ka quajtur ‘Narkozgjedhjet e narkoshtetit!’.

Meta theksoi se asnjë "narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve."

Lexo më tej: Berisha: 14 maji një farsë elektorale 

Kreu i PL-së akuzon qeverinë për blerje votash, teksa shton dhe çdo veprim i tyre është i evidentuar.

Reagimi i plotë: 

Narkozgjedhjet e narkoshtetit!

Zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar.

Duke mos e regjistruar opozitën në mënyrë të paligjshme, duke hequr komisionerët dhe numëruesit e opozitës. Duke përdorur tatimorët për presion ndaj çdo biznesi, duke kërcënuar votuesit e opozitës me gojën e kryeministrit, për pasojat që do të kishin nëse votonin për opozitën.

Por zgjedhjet u asgjësuan edhe ditën e zgjedhjeve, me zhbërjen e elementit themelor të sigurisë në zgjedhje, që ishte identifikimi elektronik i zgjedhësve, duke i kthyer qendrat e votimit në vende ku u dhunua hapur ligji dhe ku u ushtrua presion i pashembullt duke u mbushur me qindra drejtorë ministrish, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë bashkie, administratorë komunash e nëpunësa gjithfarësh, përfshirë dhe policë e banditë.

E gjithë kjo me mbështetjen e hapur nga grupet kriminale dhe te narkotrafikantëve, që fatkeqësisht u bënë njësh me Policinë e Shtetit.

Shqiptarët dhanë një mesazh shumë të rëndësishëm guximi duke marrë pjesë ne këto zgjedhje dhe duke u përballur me presionin mafioz të narkoshtetit.

Narkozgjedhjet i nxorrën në shesh hapur të gjithë narkomanipuluesit e qeverisë, të cilët janë të evidentuar me emër dhe mbiemër.

Çdo veprim i tyre është evidentuar dhe mijëra fakte rëndojnë mbi ta. Euro humbi 10% të vlerës, aq shumë është përdorur ajo për të influencuar votuesit.

Populli shqiptar është shumë më i madh se sa narkoqeveria dhe Demokracia e Ndryshimi që ai meriton, është i pashmangshëm.

Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Të këshilluara

Berisha: 14 maji një farsë elektorale

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në një dalje për media pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. Berisha hodhi akuza për blerje votash. Ai f...

14:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI