Flash

Lubonja analizon zgjedhjet: Ajo që ndodhi në Shkodër është e pabesueshme

Lapsi.al 15 May 2023
Lubonja analizon zgjedhjet: Ajo që ndodhi në Shkodër

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Open” në News24 procesin e numërimit të votave për zgjedhjet vendore të së dielës së kaluar. Ai u ndal tek rezultati në Shkodër, ku fitues doli kandidati i PS-së, Benet Beci duke theksuar se kalimi me një rezultat të tillë është i pabesueshëm.

“Shkodra, Kamza me këtë kalim 60% është e pabesueshme. Unë gjykoj që ky pushtet, atje ku do të fitojë, fiton. Si ka mundësi, Shkodra antikomuniste, shkon edhe voton. Është e tmerrshme”, tha Lubonja.

Aktivizimi i krimit, të gjitha këto kanë akumuluar vota. Në fund fare fiton kush ka nxjerrë më shumë para. Këtu është vetëm leku që vendos. Leku shkon gjithnjë e më shumë në duart e kësaj partie.

Unë dua të shtoj se ka edhe disa arsye, që janë edhe përçarja, edhe propaganda me non-grata, por edhe deklarata që nuk do të keni asgjë nëse nuk fiton PS.

Pra nuk është se garojnë dy parti me një shtet neutral që rregullon vetëm anën teknike, apo ligjin, por kemi shtetin që punon për një parti të vetme. Dhe kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe” – tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI