Flash

Humbja në Himarë/ Rama: Do flas pas zgjedhjeve në Greqi

Lapsi.al 15 May 2023
Humbja në Himarë/ Rama: Do flas pas zgjedhjeve në Greqi

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka preferuar të flasë lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që fitoi Himarën dhe për mënyrën se si e ka komentuar Greqia. Në deklaratën përpara mediave, Rama tha se preferon të respektojë zgjedhjet në vendin fqinj dhe se do të shprehet kur ato të përfundojnë.

“Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi, dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës, duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime e nga ana jonë. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me Greqinë, me kryeministrin Mitsotakis e ministrin Dendias, për të ngritur një urë të re bashkëpunimi. Unë nga ana ime jam i detyruar të bëj maksimumin para se të reagoj proporcionalisht.

Dua të tregoj se institucione e drejtësisë në Shqipëri mund të kenë të metat e tyre, por askush, që nga unë i pari, s'i kemi kontestuar kurrë vendimet e tyre. Jo më pastaj të tjerë, nga jashtë Shqipërisë, që të vënë në pikëpyetje rolin e tyre” – tha Rama.

Ai shtoi gjithashtu se Himara ka treguar një shembull për mënyrën se si ka votuar, përsa i përket qetësisë dhe mos shënimit të asnjë incidenti. Rama tha edhe se minoriteti grek nuk duhet trajtuar si mish për top për çështje elektorale. Ai nuk e sqaroi nëse do ta shkarkojë Belerin apo do të presë që për të të ketë një vendim të formës së prerë.

“Zgjedhjet në Himarë kanë treguar diçka krejt tjetër, janë zhvilluar me qetësi të plotë, është votuar pas asnjë incidente, kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik, gazetarë nga të gjitha mediat shqiptare dhe greke, dhe është bërë një numërim paqësor.

Në fund ka fituar me një grusht votash, por nuk ka rëndësi, kandidati kundërshtarë me qeverinë dhe kjo hedh poshtë totalisht çdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore dhe elektorale nga ana jonë një fitore e cila s’ka të bëjë fare me masën e dhënë nga gjykata”, - tha Rama.

“Dy apo tre ditë para regjistrimit të kandidatëve, prokuroria së bashku me Policinë e Shtetit arrestuan dhe një kandidat të PS-së në Bulqizë. Për një çështje dhe me një akuzë që unë akoma nuk e njoh ën thelb se çfarë është, nuk më ka shkuar mendja të ngre zërin dhe t'i kërkoj prokurorisë e gjykatës të nxjerrë provat sepse kështu dua unë. As më shkon mendja të vë në dyshim provat e vendimet e tyre.

Ne të pajtohemi me idenë që ka një drejtësi tjetër për shqiptarët dhe një tjetër për ata me kombësi greke. Me të metat dhe barrën e tyre. Kështu që kam dëgjuar shumë, por kam preferuar të mos flas. Nuk do të flas deri në mbarimin e zgjedhjeve në Greqi. Kam dëgjuar të flasin dhe Syriza e Pasoku. Minoriteti grek nuk është mish për top” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI