Flash

Hailey Bieber: Frika që më ndalon të bëhem nënë

Lapsi.al 15 May 2023
Hailey Bieber: Frika që më ndalon të bëhem nënë

Hailey Bieber është rrëfyer për ‘Sunday Times’ këtë javë ku ka folur hapur për krijimin e një familjeje me burrin e saj Justin Bieber.

Supermodelja 26-vjeçare tha se i do fëmijët shumë, por se ‘frikësohet’ për rritjen e fëmijëve në sytë e publikut. "Unë qaj realisht për këtë gjatë gjithë kohës!" rrëfeu Hailey. “I dua shumë fëmijë, por kam frikë. Mjafton që njerëzit të thonë gjëra për burrin ose miqtë e mi. Nuk mund ta imagjinoj që të përballem me njerëz që thonë gjëra për një fëmijë. Ne mund të bëjmë më të mirën për t'i rritur ata. Për sa kohë që ata ndihen të dashur dhe të sigurt.”

Ajo trajtoi gjithashtu një sërë temash të tjera të nxehta, duke diskutuar për shëndetin e saj mendor dhe bluzën famëkeqe 'nepo baby'. Si një anëtare e familjes së njohur të aktorit Baldwin, Hailey foli se si është të rritesh në mes të vëmendjes.

Duke iu referuar babait të saj Stephen dhe xhaxhait Alec, ajo tha se është shumë e vetëdijshme për nepotizmin e saj dhe donte të mbështetej në të duke veshur bluzën e saj.

"Kur je jashtë dhe njerëzit ndalojnë babanë ose xhaxhain tënd dhe kërkojnë fotografi, ti fillon të kuptosh pse... dhe mendova: "Unë jam shumë e vetëdijshëm për situatën ... do ta them me zë të lartë dhe krenare sepse tashmë po më etiketon si të tillë dhe është e vërtetë."

Bukuroshja nuk u largua nga diskutimi për shëndetin e saj mendor, duke thënë se viti 2023 i ka dhuruar tashmë disa nga 'momentet e saj më të trishtuara dhe më të vështira'. Muajin e kaluar, Hailey la të kuptohet për zhurmën e mediave sociale që rrethonte atë dhe Selena Gomez, kur ajo pranoi se 'ka pasur një kohë të vështirë' dhe ishte emocionalisht 'e brishtë'. “Thjesht ndjeva sikur po kaloja një rritje të pakëndshme, tha ajo për Sunday Times. “Sa herë që po kaloni nga një periudhë e jetës tuaj në tjetrën, është vërtet e pakëndshme dhe mund të jetë shumë e trishtueshme…”

Të këshilluara

Bafta TV Awards 2023: Lista e fituesve

Të dielën u zhvilluan çmimet Bafta Television Awards, duke vlerësuar shfaqjet më të mira televizive të vitit 2022. Derry Girls dhe Bad Si...

11:47

Mbreti Charles bën paqe me Princ Harry

Dera e pallatit është “gjithmonë e hapur” për Princin Harry dhe Meghan Markle, pohon një mik i mbretit Charles. Charles thuhet se është i lumtur të ribashkoh...

11:03

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI