Flash

Eurostat: Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Lapsi.al 15 May 2023
Eurostat: Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë

Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të burgosurve në raport me popullsisë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat.

Në vitin 2021, Shqipëria kishte 202 të burgosur për 100 mijë banorë, e dyta në rajon pas Malit të Zi (214.7). Nivelin më të ulët e ka Serbia me 166 të burgosur për 100 mijë banorë.

Të dhënat për Maqedoninë e Veriut janë të vitit 2017, kur treguesi ishte 122, ndërsa Kosova në vitin 2020 kishte 143 persona të mbyllur brenda për 100 mijë banorë.

Në Shqipëri, rekordi u arrit në 2018-n, tregojnë të dhënat e Eurostat, me 217.3 të burgosur për 100 mijë banorë.

Europa

Në Europë, rekordin e mban Turqia, që ka në burgje 323 persona për 100 mijë banorë.

Në vitin 2021, kishte 475 038 të burgosur në BE, shifër ekuivalente me 106 të burgosur për 100 000 njerëz. Shkalla e të burgosurve u rrit, pas një rënie në vitin 2020 (104 të burgosur për 100 000 njerëz), por mbeti shifra e dytë më e ulët, që nga fillimi i shekullit.

Normat më të larta të të burgosurve për 100 000 persona në vitin 2021, ishin në Hungari dhe Poloni (191 secila), ndjekur nga Sllovakia (185).

Normat më të ulëta ishin në Finlandë (51), Slloveni (54) dhe Holandë (65).

Në 14 nga 26 vendet e BE-së që ofruan të dhënat e tyre, shkalla e të burgosurve u rrit në krahasim me vitin 2020.

Tetë vende të BE-së kishin burgje të mbipopulluara në vitin 2021

Në vitin 2021, 8 vende të BE-së kishin qeli të mbipopulluara në burgjet e tyre, ndërsa 17 vende kishin kapacitet shtesë. Shkalla e popullimit të burgjeve, është numri i të burgosurve në raport me kapacitetin zyrtar (kapacitetin e projektuar) të burgjeve, shumëzuar me 100.

Mbipopullimi ndodh kur shkalla e zënies kalon 100, gjë që tregon se ka më shumë të burgosur, se sa struktura ishte parashikuar të mbante.

Normat e popullimit u vunë re në Qipro (146), Rumani (116), Francë (114), Greqi dhe Itali (108 secila), Suedi (102), Kroaci dhe Danimarkë (të dyja 101).

Normat më të ulëta të popullimit të burgjeve u regjistruan në Maltë (65), Estoni dhe Letoni (66 secila). Në 14 nga 25 vendet e BE-së, që ofruan të dhëna në vitin 2021, shkalla e popullimit të burgjeve u rrit në krahasim me vitin 2020, kur rënia u bë e mundur nga masat e lidhura me COVID-19./Eurostat

Të këshilluara

Luçiano Boçi reagon pas humbjes në Elbasan

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me zgjedhjet vendore. Në një status në Facebook, Boçi ka falën...

00:14

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI