Flash

Bie në greminë një çikliste e huaj në aksin Përmet-Leskovik, ndërron jetë

Lapsi.al 15 May 2023
Bie në greminë një çikliste e huaj në aksin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Përmet-Leskovik, ku një çikliste e huaj ka rënë në greminë.

Policia bën me dije se në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta. Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë.

Mësohet se kanë qenë një grup çiklistësh dhe vizitorësh në zonë dëshmitarë të ngjarjes të cilët më pas i janë afruar. Burime për mediat bëjnë me dije se një grup çiklistësh të cilët ishin dhe dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, mirëpo distanca nga qyteti është e largët.

Përmet/Informacion paraprak:

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta.

Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

PS fiton edhe Mallakastrën

Ndonëse kandidatura e tij u vu në pikëpyetje gjatë fushatës zgjedhore, ku opozita kërkoi përjashtimin e tij nga gara, Qerim Ismailaj ka fituar bashkinë e Mallak...

16:48

Berisha: 14 maji një farsë elektorale

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në një dalje për media pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. Berisha hodhi akuza për blerje votash. Ai f...

14:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI