Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë. Ai është shoqëruar në qendrën e votimit nga bashkëshortja, Liria dhe nga vajza dhe djali bashkë me partnerët e tyre.
Berisha ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat duke dhënë një mesazh për qytetarët. Në fjalën e tij, Berisha u kërkoi qytetarëve që të dilnin dhe të votonin, e të mos bënin gabime që do mund t'u kushtonin për 4 vitet e ardhshme.
"Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë. Të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendorë. Të gjithë ata që u ftuan nga armiku i votës së lirë që të rrijnë në Shqipëri, të mos harrojnë se kjo është një nxitje që të marrin pjesë në votim. Ai që ka frikë votën, ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Ftoj të gjithë ndjekësit shqiptarë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh. Le t'u prijë mençuria e tyre në mënyrë që të votojë në interesin më të mirë të tyre dhe të vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit. Nëser Shqipëria, arkivon monizimin.
Problemet me pajisjen? Ka disa problematika, pajisjet kanë patur në një përqindje jo të vogël mosfunksionim, do dëgjoni në darkë të thonë se ndërhynë hakerat iraninanë, por janë hakerat qeveritare. Ka disa qendra dhe rrethe, në Durrës, peshkaqeni famoz Roni Shqopa dhe disa të tjerë, kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrat e votimit, por janë përzënë siç e meritojnë. Nëse i bie numrit të Policisë, sot nuk përgjigjet më, e ka marrë pushim sot Policia,"- tha Berisha.