Flash

Video/ Denoncimi i gazetares Erla Mëhilli nxjerr bllof votimin në Tiranë

Lapsi.al 14 May 2023
Video/ Denoncimi i gazetares Erla Mëhilli nxjerr bllof votimin në

Në gati 10% të qendrave të votimit në Shqipëri po vërehet se identifikimi elektronik i votuesve nuk ka funksionuar. Kjo "anomali" ka bërë që njerëzit t'i kthehen votimit si qëmoti dhe në mënyrë që të shmanget shkuarja e një personi disa herë për të votuar, atij që e kryen procesin i vendoset një shenjë mbi gisht.

Por "rastësisht" po ndodh që aty ku nuk funksionon identifikimi elektronik edhe boja fshihet nga gishti shumë lehtë. Këtë e ka provuar menjëherë pasi votoi moderatorja e emisionit Now në Euronews, Erla Mëhilli. Ajo ka votuar në një qendër pranë akademisë së Arteve dhe menjëherë më pas ka realizuar një video ku tregon se si gishti i saj pastrohet fare lehtë. Pra, që tani në shumë pika të Bashkisë së Tiranës dy nga mburojat më të forta për tu mbrojtur nga manipulimi i votës kanë rënë.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/WhatsApp-Video-2023-05-14-at-12.56.18-PM-1.mp4"][/video]

Ky fenomen i treguar në video është harur me qindra herë në shumë votues gishtat e të cilëve janë pastruar lehtësisht. 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat i ka pranuar "problemet elektronike". Ai pohoi se në 531 qendra ka pasur telashe me identifikimin biometrik.

Ne foto Celibashi ne pamundesi per te votuar elektronikisht

Celibashi theksoi se një pjesë e arsyeve mund të lidhen me mosparaqitjen e operatorëve në qendrat e votimit, apo dhe mungesën e plotë të informacioneve të tyre apo dhe funksionalitetin e pajisjes. Madje edhe në qendrën kua ai votoi vetë nuk pati sukses për tu identifikuar biometrikisht.

Deri këtu gjithçka mund të dukej e rastësishme, por dyshimet filluan kur Partia Socialiste iu drejtua me një shkresë KQZ ku kërkohej që në qendrat ku teknologjia nuk funksiononte të vijohej me votimin tradicional. Pas kësaj komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi që në ato qendra votimi ku ka pasur probleme me pajisjen e identifikimit elektronik, duke bllokuar kështu procesin, gjithçka do të vijojë manualisht.

Pra, për ta përmbledhur. Teknologjia kërkon. PS-ja kërkon që të vazhdohet votimi duke u bazuar tek garancia e shenjës mbi gisht. KQZ jep 'OK' për këtë. Por edhe pas kësaj ashtu sikurse duket në video, shenja fshihet shumë lehtë.

[video width="352" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/WhatsApp-Video-2023-05-14-at-1.43.18-PM-1-1.mp4"][/video]

Po t'i shtosh këtyre presionin e shumtë të njerëzve të administratët të shpërndara në qendra votimi të cilët ushtrojnë presion mbi zgjedhësit dhe policinë që nuk i përgjigjet denoncimeve për ti larguar ata, duket se procesi po merr një udhë pa krye. 

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI