Flash

Rama zbulon për herë të parë shtabin e zgjedhjeve të PS

Lapsi.al 14 May 2023
Rama zbulon për herë të parë shtabin e zgjedhjeve të PS

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale të marrë në ambientet e Partisë Socialiste. Rama ka zbuluar një shtab të kësaj force politike që sipas tij bën të gjithë punën në prag dhe gjatë zgjedhjeve.

“Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore❤️” - shkruan Rama që më pas shigjeton opozitën.

“Ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të tyre, që pastaj kur dalin rezultatet vazhdojnë ta lexojnë nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit që u grabit fitoren imagjinare me kthetrat e krimit??♂️” – e mbyll Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI