Flash

Punonjësit e bashkisë në qendrat e votimit/ Alimehmeti: Njerëzit po pengohem qëllimisht që të mos votojnë

Lapsi.al 14 May 2023
Punonjësit e bashkisë në qendrat e votimit/ Alimehmeti:

Drejtuesi i listës së kandidatëve për këshillin bashkiak Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka reaguar lidhur me problemet në procesin e votimit, incidentet dhe përplasjet. Ai ka deklaruar se nëpër qendrat e votimit ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë, parregulli dhe vonesa 2-3 orëshe për shkak të problemeve të hasura me pajisjet elektronike. Alimehmeti shprehet se këto parregullsi janë të qëllimshme për të ndaluar qytetarët të votojnë.

DEKLARATA E PLOTË: 

DEKLARATË PËR MEDIA E DREJTUESIT TË LISTËS SË KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN BASHKIAK TIRANË, DR ILIR ALIMEHMETI

Përshëndetje!

Të nderuar qytetarë të Tiranës, sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetet tona. Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona.

Ka patur përpjekje, ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë nëpër qendrat e votimeve, parregullsi, vonesa 2-3 orëshe për shkak të mosfunksionimit nëpër qendra të votimit të pajisjeve të identifikimit elektronik.

Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë.

Gjë tjetër nuk mund të bëjnë. E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni.  Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre.

Dilni, votoni, masivisht. Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet. 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI