Flash

Fitorja e PS/ Gjiknuri e bën "tërmet" edhe Elbasanin

Lapsi.al 14 May 2023
Fitorja e PS/ Gjiknuri e bën "tërmet" edhe Elbasanin

Gledian Llatja ka rezultuar fitues i garës në Elbasan me 24823 vota ose 5.03% në një nga bashkitë më të mëdha në vend me rreth 171 mijë qytetarë me të drejtë vote. Nga votimi përfundimtar ka dalë se Luciano Boçi mori 20286 vota, ose 44.97%. Rezultati ka dalë më herët për shkak se në Elbasan u zbatua votimi dhe numërimi elektronik.

[caption id="attachment_823758" align="alignnone" width="1270"] Rezultati sipas KQZ në Elbasan[/caption]

Përplasja në këtë bashki ishte mes Gledian Llates nga Partia Socialiste dhe Luçiano Boçit nga koalicioni “Bashkë fitojmë”.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë vit procesi u zhvillua pa incidente të rënda, përveç disa pretendimeve për mosfunksionimin të disa makinave elektronike të votimit. Të paktën në 14 Maj nuk pati konflikt fizik mes të fortëve dhe as përplasje me armë mes palëve.

Procesi i qetë në Elbasan kësaj radhe mendohet se është arritur falë një pakt të heshtur për të mos pasur angazhim të të fortëve si ato që pamë zgjedhjet e kaluara, kur mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, apo falë një vendimi në Partinë Socialiste për të zvëndësuar Taulant Ballën me Damian Gjiknurin në postin e drejtuesit politik.

Për Gjiknurin ky është një bast i fituar, pasi ndryshe nga Balla arriti t'i japë fitoren Partisë Socialiste pa shfaqjet e dhunshme nga të fortët dhe pa skenat shokuese si ato të vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

https://lapsi.al/2023/05/14/damian-gjiknuri-nis-festen-e-fitores-ne-elbasan/

Hera e fundit që Partia Demokratike drejtoi bashkinë e Elbasanit ishte në vitin 2003 me Ardian Turkun. Më pas, socialistët e kontrolluan Elbasanin me anë të Qazim Sejdinit që fitoi disa zgjedhje rresht, kundër Luçiano Boçit, Durim Hushit dhe më pas në vitin 2015, kundër Ardian Turkut.

Për Gledian Llaten ky është mandati i dytë në krye të bashkisë. Ai ka punuar më parë si jurist në KQZ dhe në pozicione të ndryshme në Ministrinë e Energjitikës, kur ministër ka qenë Gjiknuri. Llatja, një kandidat i papërfolur për afera korrupsioni ruajti një profil të ulët publik, duke pranuar diktatin e drejtuesve politikë nga qendra, gjë që që e lejoi të konfirmohet për një mandat të dytë në Elbasan.

Luçiano Boçi hoqi dorë nga mandati parlamentar për të hyrë në këtë garë, pasi në vitin 2021, kur u kandidua nga Partia Demokratike në një pozicion humbës, ia doli të hyjë në parlament duke mbledhur një numër rekord votash personale duke “thyer herësin”./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI