Flash

'Pjesëmarrje nga më të denjat'/ Berisha thirrje numëruesve: Mos u dorëzoni përballë presioneve

Lapsi.al 14 May 2023
'Pjesëmarrje nga më të denjat'/ Berisha thirrje

Pak pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit për zgjedhjen e 61 kryetarëve të bashkive të vendit, Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat.

Berisha foli për një proces të guximshëm të qytetarëve, që sipas tij kapërcyen mbi konglomeratët e oligarkëve dhe bandave kriminale. Berisha shtoi më tej se përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike dhe se pjesëmarrja e tyre ishte nga më të denjat.

“Falenderim për ata që e kthyen këtë ditë në ditë të historisë. Ata votuan në QV në kushtet më të jashtëzakonshme. U ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, në mënyrën më të civilizuar, me guxim, me vendosmëri.

Ata kapërcyen mbi konglomeratin, i oligarkëve të shpifur dhe bandave kriminale. Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike. Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bënë gjithçka kundër procesit, por një pjesëmarrje ndër më të denjat për qytetarët në të katër anët e vendit.

Unë kam vlerësimin më të lartë mirënjohjen më të pakufijshme të të gjithë atyre të rinjve jo vetëm, që qëndruan në krye të përgjegjësisë në komisionet e votimit.

U përballën me presione e kërcënime nga më të papranueshmet, por kryen me nder para shqiptarëve detyrën që është mbi të gjitha detyrat, në kushtet e paqes kjo është detyrë mbi detyrat. Ju bëj thirrje me përgjegjësinë që dëshmuan gjatë ditës dhe guximin me të cilin përballuan presionet e egra të mafies shtetërore dhe bandave të saj, po njëlloj të numërojnë çdo votë.

Garantoj qytetarët se vota e tyre do peshojë më shumë se kurrë sepse kjo betejë është një betejë e një rëndësie historike dhe këtë betejë e do e fitojnë vetëm ata që mbrojë kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha ai.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë, me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, n...

19:43

Yuri Kim si vëzhguese edhe në Elbasan

Pas Vlorës, ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur për një vëzhgim edhe në Elbasan. Diplomatja amerikane është ndalur në një nga qendrat e votimit për të m...

18:51

Zbulohet pjesëmarrja deri në orën 18:00

Rritet pjesëmarrja deri në orën 18:00. 36.39% e zgjedhësve e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për 2662 nga 5213 qendra votimi. !function(){"use st...

18:38

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI