Flash

Loja me pjesmarrje/ Pse bëri thirrje Këlliçi, llogaritë e shifrave

Lapsi.al 14 May 2023
Loja me pjesmarrje/ Pse bëri thirrje Këlliçi, llogaritë e

Kandidati i bashkisë së Tiranës Belind Këlliçi doli për të dytën herë në publik, për ti'u bërë thirrje naçuve, të rinjve dhe krejt banorëve të Tiranës për ti shfrytëzuar orët e fundit për të shkuar drejt kutive të votimit.

"Janë 90 minuta që në fakt kërkojnë impenjimin tuaj, për të dalë e për të votuar, për të ndërruar 4 vitet e ardhshme. Establishmenti dhe të korruptuarit nuk duan që ju të merrni pjesë në votim.

Ndaj i drejtoj një thirrje nga zemra të gjithë qytetarëve, në qytet, në fshat, të rinjve e të rejave; dilni e merrni pjesë masivisht në votim deri në orën 19:00" tha ai. 

Lexo me tej:

Video/ Denoncimi i gazetares Erla Mëhilli nxjerr bllof votimin në Tiranë 

Thirrje për të stimuluar elektoratin e vet bëri edhe kryedemokrati Berisha.

Po pse krerët e "Bashkë Fitojmë" për Tiranën po këmbëngulin tek pjesmarrja? Sipas shifrave të servirura nga KQZ, Tirana deri në orën 17 00 kishte një pjesmarrje deri në 35%. Një shifër shifër kjo që favorizon kandidatin e rilindjes që në bazë skemës treshe të patronazhistëve: "një njeri çon me makinë dhe tre të tjerë të votojnë", ka avantazhin që mobilizon administratën. Pra PS në Tiranë e nis përpara duke nxjerrë me çdo formë të punësuarit në shtet dhe administratën e tyre. Për të përmbysur këtë avantazh opozita duhet të ketë pjesmarrje sa më të madhe. Mirëpo deri më tani kanë votuar rreth 250 mijë vetë. Ndërkohë që shancet për Këlliçin fillojnë po të bëhen mbi 360 mijë votues. Prandaj ai po insiston duke bërë thirrje për pjesmarrje. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI