Flash

Lily-Rose Depp konfirmon romancën me reperen

Lapsi.al 14 May 2023
Lily-Rose Depp konfirmon romancën me reperen

Lily-Rose Depp ka konfirmuar së fundmi romancën me reperen 070 Shake.

"4 muaj me my crush," shkroi Lily-Rose, sipër një fotoje të saj me artisten, të cilën ajo e ndau përmes Instagram Story. Dyshja – të cilët me sa duket kanë qenë në lidhje që nga mesi i janarit – ndezën për herë të parë thashethemet për romancë gjatë Javës së Modës në Paris të këtij viti, e cila u zhvillua nga 27 shkurt deri më 7 mars.

Ndonëse Lily-Rose ka takuar njerëz të profilit të lartë në të kaluarën, ajo gjithmonë është përpjekur shumë për të mbajtur të fshehtë jetën e saj personale.

"Unë mendoj se vlera e privatësisë është diçka që më është futur që në moshë të re," i tha ajo Drew Barrymore në prill 2021. “Dhe duke u rritur në një familje si unë  mësova rëndësinë e privatësisë dhe vlerësimin e saj dhe mbajtjen e gjërave vetëm për veten tuaj,” shpjegoi aktorja. “Dhe kjo është diçka që unë e kam vazhduar në karrierën time dhe kjo është vërtet e rëndësishme për mua.”

Depp u lidh për herë të fundit me reperin francez Yassine Stein, të cilin fotografët e kapën duke u puthur në Los Anxhelos në nëntor 2021. Por marrëdhënia më e reklamuar e Lily-Rose ishte ajo me Timothée Chalamet. Dy aktorët u lidhën pasi punuan së bashku në filmin The King dhe bënë bujë me marrëdhënien e tyre kur u panë duke dalë në një jaht në shtator 2019. Ish çifti i dha fund në prill të 2020/Lapsi.al

Të këshilluara

Gjesti heq dorë nga muzika

Ndodh që planet tona nuk funksionojnë siç duhet, e kështu po i ndodh edhe këngëtarit nga Kosova, Gjesti. Artisti ka bërë të ditur përmes një postimi se do të ke...

18:47

Rita Ora flet për dasmën sekrete

Rita Ora ka zbuluar se dasma e saj me Taika Waititi u bë ‘sa hap e mbyll sytë’. Këngëtarja ka thënë se dasma e saj u realizua në vetëm "dy ose tre ditë", por sh...

10:45

Së shpejti " Mamma Mia 3"

Krijuesja Judy Craymer ka zbuluar se një film i tretë "Mamma Mia" mund të jetë në punë shumë shpejt. Në një intervistë me Deadline në fillim të këtij muaji, ...

16:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI