Flash

Kërcënohet me armë ish-kryetari i Komunës së Shëngjinit

Lapsi.al 14 May 2023
Kërcënohet me armë ish-kryetari i Komunës së

Salvador Kaçaj, ish kryetari i Komunës së Shëngjinit ka bërë një denoncim në polici, ku pretendon se është kërcënuar nga dy persona, të cilët i kanë zënë rrugën me makinë.

Sipas policisë, dyshohet se njëri prej personave ishte i armatosur.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kaçaj ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij, ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një pistoletë.

Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë, me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, n...

19:43

Yuri Kim si vëzhguese edhe në Elbasan

Pas Vlorës, ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur për një vëzhgim edhe në Elbasan. Diplomatja amerikane është ndalur në një nga qendrat e votimit për të m...

18:51

Zbulohet pjesëmarrja deri në orën 18:00

Rritet pjesëmarrja deri në orën 18:00. 36.39% e zgjedhësve e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për 2662 nga 5213 qendra votimi. !function(){"use st...

18:38

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI