Flash

"Manipulim digjital monstruoz", Berisha refuzon rezultatin e Kamzës

Lapsi.al 14 May 2023
"Manipulim digjital monstruoz", Berisha refuzon rezultatin e

Në një konferencë për mediat, Sali Berisha e ka quajtur rezultatin e Kamzës një manipulim digjital monstruoz. Sipas Berishës, rezulton se në vitin 2021 PD ka qenë 10 mijë vota para PS, ndërsa në këto zgjedhje ka dalë 10 mijë vota pas. Ky ndryshim i madh brenda dy vitesh tregon që vota është e manipuluar, sipas tij.

"Të dhënat të besueshme dëshmojnë se Kamza është manipulim digjital monstruoz, monstruoz. Partia Demokratike në vitin 2021 ka qenë 10 mijë vota pas PS-së. Në pollin e pollsterit më të saktë të 13 viteve të fundit, i bërë në fund të shkurti, PD-ja me Partinë e Lirisë ishin 14% para PS-së, ndërkohë që manipulimi digjital e nxjerr sot PS-në 10 mijë vota para këtij koalicionit. Ky është absolutisht një rezultat i gatuar në mënyrë digjitale dhe hidhet poshtë me vendosmëri më të madhe. Shtoj këtu se Kamza është shtuar nga qeveria pa aprovimin e askujt dhe në kundërshtim me kërkesat për t'u votuar në mënyrë digjitale. Edhe njëherë them se rezultati i Kamzës pasi u krahasuan rekordet elektorale dhe pollet, janë kryekëput të manipuluara" tha Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=2NxTHGgxsqI&ab_channel=PartiaDemokratikeeShqip%C3%ABris%C3%AB

Kandidati i "Bashkë fitojmë", Arjan Hoxha renditi një seri akuzash për manipulimin e votave nga PS e Kamzës. Në këtë bashki, fitoi kandidati i PS, Ragip Suli me 23657 vota.

https://lapsi.al/2023/05/14/socialistet-fitojne-thelle-ne-kamze-mbi-60-per-rakip-sulin/

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI