Flash

Berisha: Në Lezhë u tentua të vritej Salvador Kaçaj

Lapsi.al 14 May 2023
Berisha: Në Lezhë u tentua të vritej Salvador Kaçaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në selinë e PD-së para pak çastesh ku ka denoncuar një rast sipas tij për vrasjen e ish-kreut të komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj.

“Unë sot dola para jush për një rast kriminal të jashtëzakonshëm, ku Salvator Kaçit, një nga eksponentët kryesorë të PD në Lezhë, ish-kryetar i Bashkisë së Shëngjinit, njeri me një reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e sportit, e kanë ndjekur dy makina pa targa, ku ai ka qenë bashkë me djalin e vet dhe shoferin.

Persona të maskuar, të armatosur kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta. Shoferi i Salvatorit, një ish-gardist i sprovuar ka arritur të manovrojë me makinë dhe t’i bëjë të pasigurtë në atentatin e tyre. Ata e kanë ndjekur mbrapa me armë në dorë që t’i vrisnin, nuk kanë arritur. Por të gjitha këto janë të filmuara.

Unë ju them ju se dje dhe pardje, bandat e Pjerin Ndreut kanë terrorizuar zonë pas zone rrethin e Lezhës dhe e kanë bërë këtë akt, i kemi të filmuara, në shoqërim nga policia, e cila kalonte afër dhe as që iu thoshte, përkundrazi krijonte përshtypjen te banorët se po bënte sigurimin e banditëve.

Pra, kjo ka qenë situata në Lezhë që kulmi me përpjekjen për eliminimin fizik të Salvatorit dhe djalit të tij, që është shtetas amerikan dhe ka ardhur për të votuar me familjen e vet.

Ky atentat i dështuar ndaj Salvator Kaçit është vepër kryekëput e Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut.

Edi Rama, siç e dini, u mor personalisht me Salvatorin në në fjalimin e tij në Lezhë, në një kohë kur Salvatori krahas mbështetjes ndaj kandidatit Pashk Gjoni, ka zbatuar gjithë jetën e tij rregullat dhe ligjet elektorale dhe nuk ka asnjë veprim të paligjshëm.

Por mbështetja për Pashk Gjoni nga Salvatori ka kërcënuar zgjedhjen e banditit Pjerin Ndreu dhe kanë krijuar bashkë me Ramën një mënyrë për eliminimin e tij bashkë me djalin në makinë. Ky akt është një krim i shëmtuar, personalisht i Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut, me të cilin ata kanë synuar me çdo kusht dhe çdo çmim të ndryshojnë rezultatin në Lezhë nëpërmjet një akti të tillë dhe natyrisht eliminojnë fizikisht një kundërshtar të shpallur nga Edi Rama si njeri të rrezikshëm për rezultatin e tij në Lezhë.

Unë dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt. Sigurisht që ky është akt kulmor në terrorin ndaj drejtuesve të PD, por raste të tjera me kërcënime të forta dhe të egra ekzistojnë dhe ne do i bëjmë publike. Theksoj se të gjitha këto akte dhune të bandave janë përcjellë me indiferencë të plotë ose mbështetje nga policia. Salvatori ka bërë denoncimi dhe janë marrë edhe kamerat ku duket qartë gjithçka.akuzoi Berisha. LAPSI.al

Të këshilluara

Bardh Spahia shpall fitoren në Shkodër

Në një deklaratë për mediat, kreu i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia falenderoi të gjithë ata që organizuan procesin zgjedhor, po ashtu ai falënderoi edhe tru...

21:00

Përfundon votimi/ Reagon Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të votimeve. Meta ka falënderuar qytetarët për votimin, ndërsa është shprehur se tani vazh...

20:24

Aksident me vdekje në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë, me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, n...

19:43

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI