Flash

Bashkia Vorë/ Si u arrit fitorja e e Rilindjes

Lapsi.al 14 May 2023
Bashkia Vorë/ Si u arrit fitorja e e Rilindjes

Pa shumë surpriza votimi elektronik në Vorë ka nxjerrë fitues kandidatin e Rilindjes Blerim Shera, një sociolog që ka punuar në sistemin arsimor të Vorës me 74%. Ai i Berishës, Indrit Hoxha ka marre 24%.

[caption id="attachment_823770" align="alignnone" width="961"] Rezultati i zgjedhjeve ne Vorë, lokalet Maj 2023[/caption]

Vora ka rreth 30 mijë votues, të cilët përpos kryetarit prodhuan edhe 21 kandidatë për këshillin bashkiak. Opozita ka pretenduar se janë hasur raste kur një votues votonte pro kandidatit të saj Indrit Hoxha, ndërsa makineria elektronike shfaqte emrin e Blerim Sherës.

Lexo më tej:

Video/ Denoncimi i gazetares Erla Mëhilli nxjerr bllof votimin në Tiranë 

Zgjedhjet në territorin e Bashkisë Vorë zakonisht kanë pasur rivalitet. Në zgjedhjet e vitit 2015, kryebashkiaku i mëparshëm i qytetit, Fiqiri Ismaili, arriti të fitojë me një numër shumë të vogël votash përballë kandidatit të LSI-së (atëhere në koalicion me PS-në) Luan Sallaku.

Kulisat/ Si përfundoi në pranga rilindasi i Vorës Agim Kajmaku

Në zgjedhjet moniste të 2019, Agim Kajmaku, u zgjodh kryetar i bashkisë por humbi mandatin nga ligji i dekriminalizimit. Si rezultat i kësaj, në 6 mars 2022 u shpallën zgjedhjet e parakohshme, ku socialisti Blerim Shera fitoi përballë dy kandidatëve të opozitës së përçarë. Ndonëse bashkia e Vorës konsiderohet financiarisht e falimentuar për shkak të detyrimeve të prapambetura, Shera kandidoi edhe këtë herë.

Hyn çuni Qifes në Kuvend, Pandi Majko ngelet jashtë: Sistemi është ky që kemi pranuar

Një rol të madh në fushatën e Vorës ka pasur edhe pasur edhe djali i ish deputetit të djegur nga dekriminalizimi, Aqif Rakipi. Rolando Rakipi ka bërë fushatë gjërësisht në këtë bashki dhe mënyra se si ai mbledh votat ka ndikuar me siguri në rezultat kur dihet se në zgjedhjet e vitit 2021 ai mblodhi 3500 vota personale në këtë zonë që i mundësuar edhe thyerjen e vendit të listës së PS për qarkun e Tiranës.

Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Yuri Kim si vëzhguese edhe në Elbasan

Pas Vlorës, ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur për një vëzhgim edhe në Elbasan. Diplomatja amerikane është ndalur në një nga qendrat e votimit për të m...

18:51

Zbulohet pjesëmarrja deri në orën 18:00

Rritet pjesëmarrja deri në orën 18:00. 36.39% e zgjedhësve e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për 2662 nga 5213 qendra votimi. !function(){"use st...

18:38

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI