Flash

Tregtonte lëndë narkotike në një lokal në Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 13 May 2023
Tregtonte lëndë narkotike në një lokal në Itali,

Një shqiptar është arrestuar pasi policia bastisi një lokal në Vicenza të Italisë. Shqiptari u prangos për shitje të lëndëve narkotike, ndërsa u proceduan penalisht dy bashkombas të tij dhe një kinez. Hetimi që u finalizuan të premten në mbremje kishte nisur muajt e fundit. Hetuesit mësuan se bar Palazzetto përdorej si vendtakim për subjekte që merreshin me tregtimin dhe konsumimin e llojeve të ndryshme të drogës.

Policia ushtroi kontrolle në banesat e shqiptarëve (K.E 44-vjeç, K.I 21-vjeç dhe K.E, 34-vjeç) dhe kinezit që ishte dhe menaxher i lokalit (L.Q, 41 vjeç). Ata gjetën dhe sekuestruan 88.000 euro cash, të ardhura nga pazari i drogës; 373 gram kokainë; 481 gram hashash; 2137 gram marijuanë; peshore precize, lëndë prerëse, material për paketimin e lëndëve narkotike. Dozat e lëndës narkotike tashmë ishin të paketuara dhe gati për t'u shitur.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI