Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Trafikoi 1 ton kanabis drejt Italisë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 13 May 2023
Trafikoi 1 ton kanabis drejt Italisë, arrestohet 34-vjeçari në

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 34-vjeçari Grigor Likaj, i cili tentoi të trafikojë një sasi prej 1 ton drogë drejt Italisë së bashku me 5 persona të tjerë në korrik 2022.

Njoftimi i policise:

Falë inteligjencës informative, strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar për trafikimin e rreth 1 ton marijuanë, në Itali.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “Syri”, të zhvilluar në korrik të vitit 2022.

Strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Syri”, i cili fshihej në lagjen “1 Maji”, Vlorë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle dhe si rezultat, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim G. L., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 10.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi G. L., në bashkëpunim me 5 shtetasit e arrestuar në muajin korrik të vitit 2022, në Vlorë, dyshohet se ka transportuar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë (të ndarë në 153 pako), me 3 skafe, drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Syri”, që goditi ketë rast të trafikimit të lëndëve narkotike, u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, Delta Forcë, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjete dhe 4 mjete lundruese që u përdorën për transportimin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Gruaja godet burrin me thikë në Paskuqan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në një familje në Paskuqan. Sipas policisë rreth orës 20:50, një shtetase me iniciale R. A., dysh...

21:35

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI