Flash

Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 13 May 2023
Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet

Tre persona janë arrestuar në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një person ka rënë në pranga për trafik kanabisi. Një tjetër është arrestuar, pasi ka ndihmuar një vajzë të mitur të kalonte ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, një 48-vjeçar është prangosur për kundërshtim të punonjësve të policisë me dhunë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit O. H., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit A. R., 50 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se më datë 03.05.2023, së bashku me shtetasin J. K. (i arrestuar), ka ndihmuar kundrejt pagesës, një shtetase të mitur, që të kalonte ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.

-Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi M. Y., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kundërshtuar me dhunë, një punonjës policie, në momentin e ndërhyrjes për të neutralizuar një konflikt midis këtij shtetasi dhe fqinjit të tij. -Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: M. B., 35 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, pasi dyshohet se ka hyrë në oborrin e banesës së një 52-vjeçari, pa pëlqimin e tij, dhe se për motive të dobëta, e ka kanosur atë, me fjalë; E. F., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka hyrë në oborrin e banesës së një 48-vjeçareje, pa pëlqimin e saj, dhe se për motive të dobëta, e ka kanosur atë, me fjalë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI