Flash

Në kërkim për transportimin e kundërligjshëm të 10 emigrantëve, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 13 May 2023
Në kërkim për transportimin e kundërligjshëm të 10

Një 30-vjeçar me inicialet R.S banues në fshatin Golem i Vogël, Lushnjë, është vënë në pranga, pasi ishte në kërkim si bashkëpunëtor për transportimin e kundërligjshëm të 10 emigrantëve (rast i goditur më 3 shkurt 2023).

Njoftimi i Policisë: Shkodër

I shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për transportimin e kundërligjshëm të 10 emigrantëve (rast i goditur më 3 shkurt 2023), kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë falë bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, si rezultat i punës lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për raste të goditura më parë, kanë ndaluar dhe vënë në pranga, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, shtetasin e shpallur në kërkim R. S., 30 vjeç, banues në fshatin Golem i Vogël, Lushnjë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se më datë 03.02.2023, ka bashkëpunuar me shtetasin D. S. (i arrestuar në flagrancë), për transportimin e kundërligjshëm, kundrejt pagesave, të 10 emigrantëve, me qëllim kalimin e kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykata së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI