Flash

Me 3 mijë ton kokainë, kapet nëndetësja gjigante në Kolumbi

Lapsi.al 13 May 2023
Me 3 mijë ton kokainë, kapet nëndetësja gjigante në

Marina kolumbiane ka sekuestruar nëndetësen më të madhe ndonjëherë të improvizuar për kontrabandimin e drogës.

Kjo është nëndetësja më e madhe e zbuluar ndonjëherë në historinë e vendit, 30 metra e gjatë dhe 4 e gjerë, brenda së cilës u gjetën 3 ton kokainë.

Nëndetësja u zbulua teksa po lundronte drejt Amerikës Qendrore, duke përshkruar një nga rrugët më të përdorura të trafikut të drogës në tregun amerikan, konsumatori më i madh në botë i kokainës kolumbiane.

Në fotot e publikuara nga autoritetet kolumbiane, shihet varka në ujë dhe ngarkesa me drogë e shkarkuar pranë portit.

Qindra pako droge janë me mbishkrimin “Toyota” (trafikantëve u pëlqen të vendosin emra të firmave, shpesh të markave të njohura botërore).

Ndërkohë mësohet se 3 persona kanë rënë në prangat e policisë.

Kjo është nëndetësja më e madhe e kapur ndonjëherë me drogë. Në 3 dekada marina kolumbiane ka sekuestruar 228 anije të tilla të improvizuara, të cilat nisen të ngarkuara me tonelata droge përmes Paqësorit në SHBA dhe ndonjëherë edhe përtej Atlantikut për në Evropë.

Tre kolumbianët e arrestuar thanë se “u detyruan nga një organizatë e trafikut të drogës të hipnin dhe të drejtonin nëndetësen për në Amerikën Qendrore”.

Sasia e drogës e sekuestruar u ka shkaktuar një humbje prej 103 milionë dollarësh trafikantëve.

Nëndetëset e improvizuara, janë të lehta dhe në përgjithësi lundrojnë shumë afër sipërfaqes pasi nuk janë në gjendje të zhyten plotësisht; megjithatë, ato janë të afta të udhëtojnë në distanca shumë më të gjata se skafet e autoriteteve dhe janë të vështira për t’u zbuluar.

Ligji kolumbian ndalon përdorimin, ndërtimin, tregtimin, posedimin dhe transportin e anijeve të tilla, me një dënim me burg të parashikuar deri në 14 vjet.

Të këshilluara

Rregulla të reja për fluturimet në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kompanitë ajrore do të paguajnë shpenzimet për ushqimin dhe pagesat e hoteleve për pasagjerët që u anulohen apo shtyhen flutu...

10:49

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI