Flash

Gjesti heq dorë nga muzika

Lapsi.al 13 May 2023
Gjesti heq dorë nga muzika

Ndodh që planet tona nuk funksionojnë siç duhet, e kështu po i ndodh edhe këngëtarit nga Kosova, Gjesti. Artisti ka bërë të ditur përmes një postimi se do të ketë në një periudhë 1 vjeçare pushimi nga industria muzikore.

Përmes një postimi në Instagram, duke falënderuar ndjekësit e tij, Gjesti ka bërë të ditur se as kanali me emrin e tij në Youtube nuk do të jetë më në përdorim duke thënë se kjo po ndodh për ‘arsye personale’.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndarje rrugësh me menaxherët apo të tjera shkaqe që kanë nxitur këtë shkëputje të tij të papritur nga muzika.

“Përshëndetje të gjithëve, prej sot e tutje ky kanal nuk do të jetë në përdorim me as një projekt për shkaqe personale, po ashtu do të jem në pauzë njëvjeçare, deri atëherë ju dëshiroj të gjitha të mirat, faleminderit për çdo gjë, për mbështetjen, motivin, suksesin dhe lumturinë që ma keni dhënë, të gjitha këto i kam fal jush sot, kështu që ju dua pafund”, ka shkruar Gjesti.

Të këshilluara

Rita Ora flet për dasmën sekrete

Rita Ora ka zbuluar se dasma e saj me Taika Waititi u bë ‘sa hap e mbyll sytë’. Këngëtarja ka thënë se dasma e saj u realizua në vetëm "dy ose tre ditë", por sh...

10:45

Së shpejti " Mamma Mia 3"

Krijuesja Judy Craymer ka zbuluar se një film i tretë "Mamma Mia" mund të jetë në punë shumë shpejt. Në një intervistë me Deadline në fillim të këtij muaji, ...

16:35

Jack Harlow, pjesë e botës së aktrimit

Jack Harlow  po përgatitet për publikimin e filmit të tij të parë artistik, dhe tashmë ka vështrimin e tij në të ardhmen dhe të gjitha mundësitë e tij të shumta...

15:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI