Flash

Beleri në burg/ Reagimi i ashpër nga Athina zyrtare: Provat skandaloze

Lapsi.al 13 May 2023
Beleri në burg/ Reagimi i ashpër nga Athina zyrtare: Provat skandaloze

Vendimi i lënies në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri ka sjellë reagime të ashpra nga Athina zyrtare. Sipas palës greke, vendimi është një akt i pa precendentë që do të dëmtojë marrëdheniet dypalëshe.

“Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës është skandaloz. Arrestimi i kandidatit për bashkinë e Himarës dy ditë përpara zgjedhjeve, nuk tregon shtet të së drejtës. Vendimi për burgosjen e kandidatit për kryetar bashkie, sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në Himarë, e cila është një qendër e rëndësishme e minoritetit etnik grek në Shqipëri...Vendime si i sotmi shkelin rregullat e mësipërme. Ato tregojnë në realitet Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”– përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

Kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është lënë në burg nga gjykata e Vlorës. Ky vendim erdhi një ditë pasi ai u arrestua për ‘korrupsion aktiv në zgjedhje’. Beleri është transportuar për në qelitë e paraburgimit në Tiranë. E pranishme në sallë për të ndjekur nga afër punimet e seancës së sotme ka qenë edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI