Flash

Analiza e VOA: Tavani i borxhit dhe udhëtimet e presidentit Biden jashtë vendit

Lapsi.al 13 May 2023
Analiza e VOA: Tavani i borxhit dhe udhëtimet e presidentit Biden

Bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë në planet e presidentit Biden për të marrë pjesë në takimin e shtatë vendeve më të zhvilluara në Japoni dhe samitit 4 palësh në Australi.

Ngërçi mbi rritjen e tavanit të borxhit në bisedimet mes republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe presidentit Joe Biden mund të ndikojë në planet e tij për të marrë pjesë në takimin e G-7 në Japoni dhe atë të vendeve të nismës “Quad” në Australi. Udhëtimi është planifikuar të fillojë më 17 maj.

Është e mundur që të shtyj udhëtimin ose ta anuloj atë dhe të marr pjesë me video lidhje në takimet e planifikuara”, tha presidenti Biden.

Ndërsa pjesëmarrja e presidentit Biden ende nuk është e sigurt, Ministrat e financave të vendeve të G-7 po diskutojnë detajet e fundit përpara samitit, duke u përqëndruar në rritjen e trysnisë ekonomike ndaj Rusisë dhe gjetjen e mënyrave për të koordinuar përpjekje kundër praktikave të “trysnisë ekonomike” nga Kina.

Jo vetëm për të kundërshtuar përpjekjet e Kinës për të përdorur ekonominë si armë kundër vendeve të tjera, por edhe për të penguar Kinën nga ndërmarrja e veprimeve në radhë të parë”, thotë Shihoko Goto nga qendra Wilson.

Në prag të takimit të G-7, kërcënimi ndaj ekonomisë që mund të paraqesë dështimi i Shteteve të Bashkuara për të paguar borxhet e saj, rrezikon më tej ekonominë tashmë të brishtë globale, të goditur nga pandemia dhe lufta në Ukrainë.

Këto goditje vazhdojnë të shkaktojnë kosto të konsiderueshme për ekonominë globale. Dështimi i përpjekjeve për rritjen e tavanit të borxhit nga Shtetet e Bashkuara mund të ndikojë edhe në tregjet e aksioneve”, thotë sekretarja amerikane e thesarit, Janet Yellen.

Pas samitit të G-7 në Japoni, do të mbahet takimi i katërt i aleancës Quad në Australi, ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit e Japonisë, Australisë, Indisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ne do të diskutojmë për ekonominë globale, e cila po vuan nga barra e inflacionit të lartë”, tha kryeministri australian Anthony Albanese.

E formuar në vitin 2007 për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato të sigurisë, Quad gjithashtu evoluoi, duke u bërë një aleancë strategjike kundër rritjes së ndikimit të Kinës./VOA

Të këshilluara

Rregulla të reja për fluturimet në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kompanitë ajrore do të paguajnë shpenzimet për ushqimin dhe pagesat e hoteleve për pasagjerët që u anulohen apo shtyhen flutu...

10:49

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI