Flash

Aksidenti me vdekje në Selenicë, arrestohet shoferi

Lapsi.al 13 May 2023
Aksidenti me vdekje në Selenicë, arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 60 vjeçare ka ndodhur dje në Selenicë të Vlorës.

Policia e Vlorës ka arrestuar drejtuesin e automjetit të këtij aksidenti shtetasin S. K., 30 vjeç.

Sipas policisë 30 vjeçari duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident ka humbur jetën njëra nga pasagjerët dhe janë dëmtuar 2 të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident ka humbur jetën njëra nga pasagjerët dhe janë dëmtuar 2 të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Avokati i Belerit: Proces me akuza politike

“Proces dhe akuzë politike”, -kështu e ka konsideruar avokati i Fredi Belerit akuzën e ngritur ndaj kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës. ...

14:06

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI