Flash

Zbulohet arsyeja e grindjes së Ben Afleck dhe Jennifer Lopez

Lapsi.al 12 May 2023
Zbulohet arsyeja e grindjes së Ben Afleck dhe Jennifer Lopez

Është zbuluar arsyeja e paraqitjeve të tensionuara të Ben Affleck dhe Jennifer Lopez në premierën e “Mother”.

Një lexues i buzëve i tha Daily Mail se çifti, i cili u shfaq i frustruar dhe i acaruar herë pas here, thjesht po debatonte për pozat që do të merrnin për fotografët e tapetit të kuq në eventin e së mërkurës.

Eksperti tha se gjatë shkëmbimit tashmë viral, këngëtarja e "Let's Get Loud" u duk duke e pyetur  Ben nëse bluza e saj  po "dukej shumë", duke e shtyrë atë të përgjigjej se ishte mirë. Pasi gjeti pozën e tyre të përbashkët, Affleck u shfaq duke i thënë gruas së tij që t'i afrohej më shumë përpara se t'i thoshte: "Mos u shqetëso, vogëlushe". Lopez me sa duket u përgjigj: "Afrohu pranë meje".

Pas fotove të tyre të kompletuara, regjisori i "Argo" iu drejtua aktores dhe i tha: "Mbaruam" përpara se ta puthte dhe ta pyeste nëse ishte mirë. Lopez tha, "Po" dhe më pas informoi Affleck se ata duhej të "kalonin atje".

Edhe pse situata e tyre në tapetin e kuq është sqaruar Lopez dhe Affleck e gjetën veten përsëri në qendër të shtypit kur një video e tij duke "përplasur" derën e saj bëri xhiron e TikTok. Pamjet e ashtuquajtura "të mjera" u filmuan të martën - një ditë para premierës "Mother" - dhe fansat besuan se dyshja ishin në një grindje. “Ben Affleck  është dukshë i irrituar. Ai përplasi atë derë mbi Jennifer Lopez, "tha një person në Twitter. “Ufff”. "Mund t'i kesh të gjitha" dhe prapë të jesh i mjerë," vuri në dukje një tjetër. Një i tretë shkroi: “Ai me qëllim e largon shikimin nga ajo ndërsa  është duke hipur në makinë.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Ben Affleck, i lodhur nga Jennifer Lopez

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez po bëhen sërish tituj për ndërveprimet e tyre në dukje të tensionuara. Në një video të re virale, regjisori i "Argo",  shihet ...

14:00

Shqipëria arrin finalen e Eurovision

Shqipëria ka arritur që me sukses të kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2023’. Shteti shqiptar sivjet u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familj...

10:03

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI