Flash

Pse nuk ka udhëtuar drejt SHBA-ve? Rama: Pres një dhuratë prej tyre në datën 4 Korrik

Lapsi.al 12 May 2023
Pse nuk ka udhëtuar drejt SHBA-ve? Rama: Pres një dhuratë prej

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e djeshme në studion e Opinion se më datë 4 korrik, ditën e lindjes së tij, pret një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zoti Rama më vjen një mesazh, përse nuk udhëtoni në SHBA më thotë, keni frikë?

Edi Rama: Ça mo?

-Pse nuk udhëtoni në SHBA?

Edi Rama: Unë nuk udhëtoj në SHBA?

-Së fundmi e ka fjalën.

Edi Rama: Po kur për shembull?

-Muajt e fundit. Pas çështjes McGonigal.

Edi Rama: Po pse për çfarë të shkoj në SHBA, për turizëm? Akoma me McGonigal? Ha më Fevzi, a të kujtohet që menduan që doli McGonigal dhe rrëzuan qeverinë?

Pres të kem një dhuratë shumë speciale nga SHBA për ditëlindjen time, më 4 Korrik dhe do ta ftoj dhe Beratin (Buzhalën) me shumë kënaqësi, ta ndajë atë dhuratë me mua, sepse do jetë shumë i lumtur kur ta ndajë.

-Do shkosh në Amerikë?

Edi Rama: Jo jo do marr një dhuratë nga Amerika në 4 Korrik, pres shumë.

-Pret një dhuratë më 4 korrik?

Edi Rama: Po nga Amerika këtu.

-Mos ta sjellin McGonigal këtu?

Edi Rama: Po s’kam sesi e them. Beratin do ta ftoj.

-Dikush tjetër do të shpallet non grata zoti Rama?

Edi Rama: Jo moj jo, dhuratë për ditëlindjen time.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI