Flash

Policia liron 3 zyrtarët në Dibër: Nuk po shpërndanin para për vota

Lapsi.al 12 May 2023
Policia liron 3 zyrtarët në Dibër: Nuk po shpërndanin para

Policia ka mohuar pretendimet e kandidatit të opozitës për bashkinë e Dibrës, Ismail Uka se 3 zyrtarë të kësaj bashkie po shpërndanin para në këmbim të votave për kandidatin socialist.

Policia thotë se rreth orës 16:50 të së premtes në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është bërë një telefonatë nga Ismail Uka i cili ka kërkuar ndihmën e policisë pasi pretendonte se në “Lagjen e Re” të qytetit të Peshkopisë kishte konstatuar 3 shtetas që dyshonte se po shpërndanin vlera monetare për blerje votash.

“Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë si dhe është njoftuar prokurori i gatshëm në lidhje me pretendimet e shtetasit Ismail Uka. Po në lidhje me pretendimet e tij, u ngrit menjëherë grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit, kreu një sërë veprimesh procedurale, si këqyrja e kamerave të një subjekti ku pretendonte kandidati dhe verifikimi nga Prokurori, i banesës së shtetasit Elton Lleshi.

Gjatë kontrollit të kryer nuk u konstatua asnjë send i kundraligjshëm apo që lidhet me pretendimet e shtetasit Ismail Uka. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin Elton Lleshi, 33 vjeç dhe dy shtetaset që ishin me të, konkretisht S.Z., 37 vjeçe; E.D., 22 vjeçe, dhe pas marrjes në pyetje nga Prokurori, në përfundim të shpjegimeve të dhëna janë lënë të lirë” – thuhet në reagimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gruaja godet burrin me thikë në Paskuqan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në një familje në Paskuqan. Sipas policisë rreth orës 20:50, një shtetase me iniciale R. A., dysh...

21:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI