Flash

Pas deklaratave të Ramës, arrestohet Fredi Beleri (pamjet)

Lapsi.al 12 May 2023
Pas deklaratave të Ramës, arrestohet Fredi Beleri (pamjet)

Lapsi.al ka siguruar momentin e arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/WhatsApp-Video-2023-05-12-at-07.24.11.mp4"][/video]

Siç shihet edhe nga pamjet, Beleri ishte para një lokali, ku sipas informacioneve është në pronësi të tij, në shoqërinë e disa personave të tjerë, kur para tyre shkojnë efektivë të  uniformave blu dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të  sotëm tek shëtitorja e qytetit. Kujtojmë  se zgjedhjet lokale janë  dy ditë  larg.

Kryeministri Edi Ramës, jo më larg se mbrëmja e djeshme në studion e Opinion, hodhi akuza të forta në drejtim të kandidatit që kërkon të drejtojë Himarën në 4 vitet e ardhshme.

Rama e akuzoi atë se kërkon helenizimin e Himarës, duke iu referuar një deklarate që Beleri ka bërë për mediat greke.

“Himara është Shqipëri, Himara është pjesë integrale e Republikës së Shqipërisë, njësoj si gjithë të tjerat. Himara është tokë shqiptare dhe është një tokë ku duhet të jenë në paqe që të gjithë, ata që janë shqiptarë dhe ata që i përkasin minoritetit apo kombit grek nga prejardhja e tyre.

Me të cilët unë kam punuar personalisht, me përfaqësuesit e komunitetit himariot në Amerikë që kanë qenë njerëzit më të interesuar, më të angazhuar për çështjen e pronave dhe ne jemi angazhuar me grupe pune me avokatët e tyre dhe unë me këtë qeveri e kemi zgjidhur çështjen e pronave të himariotëve për të gjithë. Shkoni pyetini ata, janë të kënaqur, të pakënaqur dhe huri më i shtrembër që kemi hasur në rrugë ishte ky”, u shpreh mbrëmjen e djeshme Rama.

Të këshilluara

Krujë, humbin në pyll 3 turistë izraelitë

Tre turistë izraelitë janë shpëtuar nga policia pasi humbën për disa orë në pyllin e fshatit Brret në Krujë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë mundësuar ...

18:55

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI