Flash

Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë deri në 23°C

Lapsi.al 12 May 2023
Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë deri në 23°C

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta, ku më të dendura do të mbeten në gjysmën lindore. Parashikohet pas mesditës dhe në vijim vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira në një pjesë të mirë të territorit. Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të rrien në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Rajonit të Ballkanit do të diktojnë motin edhe në territorin e Kosovës. Për pasojë; Kosova do të dominohet nga vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të 24 orëshit. Më të dukshme reshjet do të jenë në veri dhe veriperëndim të Kosovës. Orët e vona të natës do të intensifikojnë reshjet në të gjithë kosovën.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në Republikën e MV gjatë paradites. Por orët e pasdites do të sjellin herë pas here zhvillim të vranësirave. Kjo do të gjenerojë reshje shiu por në sasi të pakta. Parashikohet një përmirësim i dukshëm i motit vetëm në orët e vona të natës.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Qendrore si edhe pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit mbeten nën ndikimin e masave ajore të paqëndrueshme duke sjellë në këto rajone vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, ku herë pas here reshjet do të shoqërohen me mini- stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Gjithashtu me vranësira dhe reshje të dendura shiu paraqitet Evropa Veriore. Ndërsa, Evropa Lindore dhe jugperëndimi i kontinentit do të vijojnë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të pakta.

Të këshilluara

Krujë, humbin në pyll 3 turistë izraelitë

Tre turistë izraelitë janë shpëtuar nga policia pasi humbën për disa orë në pyllin e fshatit Brret në Krujë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë mundësuar ...

18:55

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI