Flash

Meta flet pas takimit me Berishën: Arrestimi i Belerit inskenim i policisë

Lapsi.al 12 May 2023
Meta flet pas takimit me Berishën: Arrestimi i Belerit inskenim i

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka folur sërish pas takimit me Berishën për arrestimin e Fred Belerit. Meta tha se kjo ngjarje është provokim nga Rama me policinë e Bledi Çuçit.

“Kjo vjen nga një njeri i papërgjegjshëm i cili po përjeton një dramë të madhe. Atë të orëve të fundit që po vjen sundimit monist të tij në pushtin vendor. As në vendin më të prapambetur të Afrikës nuk ndodhin këto gjëra. Sa i takon inskenimit të tij përmes policisë së Çuçit për të provokuar ngjarje të tilla, dua t’iu sigurojë që fitorja e opozitës në qarkun e Vlorës do jetë në këtë thella.

Shqetësimi i tij është pikërisht humbja e këtyre zgjedhjeve. Siç e dinë 12 drejtorë hipoteke ka ndërruar sepse ka vetëm plan të grabisë pronat qytetarëve të bregut. Madje ua ka grabitur. Kështu që asgjë nuk na habit sepse ka një javë që inskenon ngjarje të tillë kriminale për arsye se është i tmerruar nga vota e lirë. Ai e do Bashkinë e Himarës dhe Sarandës, i do të gjitha vetëm për të lubrifikua më tej gjithë pastrimin e parave që do të bëjë në këtë zona.”- tha Meta.

Sa u takon akuzave për shitblerje votash, Meta mohoi akuzat ndërsa u shpreh se të gjitha akuzat janë të inskenuara nga opozita.

“Këto janë të gjitha inskenime të policisë të Bledi Cucit që e dini çfarë varësie të tmerrshme ka nga Edi Rama. Ju e dini se po i blen votat kudo që shkon. Ju e shikoni, e gjithë Tirana ka që hidhet asfalt pa asnjë tabelë.

Të gjithë e dinë se kush përpiqet të blejë votat. Të gjitha inskenimet që bëhen ndaj opozitës janë tmerri i cunamit. Shqipëria ditën e diel ndahet me këtë regjim monist dhe shumë shpejt edhe me kreun e kësaj bande uzurpatore.”- tha ai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI