Flash

Asetet publike në fushatë, KAS rrëzon gjobat për 3 kryebashkiakët e PS

Lapsi.al 12 May 2023
Asetet publike në fushatë, KAS rrëzon gjobat për 3

Në të treja rastet, hetimi administrativ i KQZ-së kishte konstatuar përdorimin e aktiviteteve publike të kryetarëve të bashkive, si inspektime investimesh të kryera me fonde publike, për të bërë fushatë elektorale në favor të rikandidimit të tyre në zgjedhjet vendore të së dielës.

Në këto takime ishte konstatuar prania e personave politikë, të deleguarit politikë të Partisë Socialiste, të cilët kishin bërë thirrje politike në mbështetje të kandidatëve të kësaj force politike. Gjithashtu ishte konstatuar përdorimi i faqeve zyrtare të bashkive në Facebook për promovimin e këtyre aktiviteteve me natyrë politike.

Sekretari i Përgjithëm i KQZ-së, Ylli Merja pasi lexoi gjetjet e hetimit administrativ për të tre kryebashkiakët tha se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kishte propozuar masë administrative në masën 10 mijë lekë, pasi ishte konstatuar shkelja e Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e aktivitetit publik duke kërkuar mbështetje ndaj një subjekti zgjedhor

“Kjo përbën përdorim të burimeve publike,” tha Merja.

Hetimi i KQZ-së konkludoi se të tre kryebashkiakët janë përsëritës në shkeljen e dispozitave të Kodit Zgjedhor duke vendosur aktivitetet publike në dispozicion të thirrjeve elektorale.

I pyetur për argumentimin e trupës së KAS për të ‘amnistuar’ kryebashkiakët socialistë, Ilir Rusmaili i sugjeroi BIRN-it t’i referohej vendimeve të tjera të ngjashme deri në zbardhjen e vendimit.

Në një vendim të ngjashëm, kur KAS kishte rrëzuar kërkesën e Komisionerit për sanksion ndaj kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, pasi në një aktivitet publik kishte pasur thirrje politike nga përfaqësuesit politikë të PS-së, argumentohej se Kodi Zgjedhor nuk kishte një dispozitë “ndaluese” për thirrjet elektorale nga ana e pjesëmarrësve në këto aktivitete.

“Kodi zgjedhor nuk përmban në asnjë dispozitë të tij detyrimin “të ndalojë përdorimin e thirrjeve me përmbajtje elektorale nga ana e pjesmarrësve,” thuhej në argumentimin e shumicës që kishte votuar për rrëzimin e sanksionit. Sipas këtij arsyetimi, Subashi nuk mund të ndëshkohej për thirrjet politike të bëra nga pjesëmarrësit e tjerë të ftuar në aktivitetet publike të bashkisë./ BIRN

Të këshilluara

8

8

07:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI