Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbyllur fushatën sot në qytetin e Shkodrës, shoqëruar nga kandidati i mazhorancës për këtë bashki Benet Beci.
Rama u shpreh se Partia Socialiste ka bërë ndryshimin në shumë qytete të vendit, por në Shkodër nuk e ka pasur mundësinë ndër vite.
“Pra në Tropojë na u dha mundësia dhe ne e treguam se çfarë dijmë të bëjmë, unë di të them këtë që nuk mund të gjesh dot një tropojan që po të jesh vetëm për vetëm të mos thotë sa ka ndryshu Tropoja në këto 4 vjet, unë jam dëshmitar vetë se unë kam qenë student kur kam qenë në 1984-ën dhe kur kam vajt prapë pastaj si kryeministër aty s’kishte ndryshu asgjë, edhe Bajram Curri ashtu ishte dhe në atë kohë.
Shikoni Kamzën, e njëjta gjë ka ndodhur dhe në Kamëz dhe kemi ndërtu për fëmijët e atij qyteti që ju e dini shumë mirë sa shumë është zmadhuar, çerdhe, kopshte, shkolla që jo vetëm janë me të njëjtin standard si ato në Tiranë, por në numër janë më shumë se gjitha vitet. Natyrisht mund të vazhdojmë me shembuj të tillë, në Shkodër nuk na është dhënë kjo mundësi, e humbëm vetë mundësinë në 2011-ën për shkak të mungesës së sinqeritetit të kandidatit tonë dhe pastaj ai u detyrua të tërhiqej dhe të na turpëronte.”
Megjithatë, ai thotë se kësaj here mazhoranca ka zgjedhur kandidatin ideal për qytetin verior. Kryesocialisti theksoi se me Benet Becin Shkodra do të transformohet.
“Këtë herë e kemi menduar me shumë kujdes se çfarë mund t’i ofrojmë ne Shkodrës, edhe ata që kanë fiksimin historik që nuk i ndërrojnë votat, jemi në kushtet kur nuk ja vlen me e çu votën kot, të mos ndjehen në vështirësi.
Sigurisht që nuk e kam mendua që do gjenim një kandidat ideal, se Benet i i thotë atij që s’ja përmend emrin, i thotë zoti Berisha. Kam punuar me zotin Berisha dhe zotin Rama thotë, e vërteëtë është. Ka punuar dhe faktikisht me mua ka punuar sepse unë i kam vlerësuar punën dhe në atë lloj xhungle ka qenë ndër të paktit që dilte në pah si shembull me punën e tij.
Beneti, se kështu është i urtë i urtë, ka pas bo debate në televizor kundër nesh, ky nuk kandidonte për asnjë gjë, por dilte mbronte zotin Berisha. Megjithatë kjo nuk ishte problem përderisa për mua ishte personi i duhur për ta drejtuar Fondin. Kur i thashë të futet deputet, tha unë s’kam lidhje me atë punë.
Je shumë blu i thashë dhe duhet të të hedhim pak nga ngjyra jonë dhe të balancohesh se larg qoftë të votojnë ata dhe nuk të votojnë të mitë, as ngjyra blu e as mavi nuk e kanë udhëheq Benetin në punën e vet, por dëshira dhe profesionalizmi i tij. Kështuqë duhet t’u them të gjithë atyre që s’janë këtu, Beneti është kuq e zi dhe Shkodra duhet të votojë kuq e zi këtë herë duke votuar për Benetin.
Ata të djathtët janë bërë aq xhelozë sikur u kemi marrë të dashurën, më tha është shqetësu shumë Doktori, Beneti, unë i thashë kam një jetë që punoj për të shqetësu Doktorin, më thotë, Benet pse ike, diçka ka ndodhur, ku të kanë kapur. I thashë thuaji më ka kap Shkodra, s’më ka kap njeri.
Realisht Benetin e ka kap një pasion, dëshirë, ambicie për ta bërë Shkodrën siç kemi bërë Vlorën, Durrësin, Tiranën, Malësinë e Madhe. Tonini eshtë mërzit se thotë po fitoi Beneti tapo m'ikin fondet në Shkodër. Mos u mërzit Tonin sepse ne në fakt fondet s’ja kemi kursyer asnjëherë.”