Flash

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor: Anëtari i katërt i grupeve në numërimit të propozohet nga Partia e Lirisë, jo nga PDIU

Lapsi.al 11 May 2023
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor: Anëtari i katërt i grupeve në

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që anëtari i katërt i grupeve të votimit të propozohet nga Partia e Lirisë dhe jo nga PDIU.

‘Në datën 11.05.2023 ora 16:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë Nr.18 Regj.Themeltar, Datë 11.05.2023 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Partia e Lirisë.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.

OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.90, datë 10.05.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur;

Caktimin e Partia e Lirisë si parti politike që i lind e drejta e propozimit për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.90, datë 10.05.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 53, datë 27.04.2023 të depozituar nga “Partia e Lirisë”, për shkak të mungesës së numrit të kërkuar të anëtarëve për vendimarrje.

Ky vendim hyn në fuqi menjeherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë!’- njofton Kolegji Zgjedhor.

Të këshilluara

Rama pret presidentin e Polonisë

Pas takimit që pati me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, presidenti polak Andrzej Duda është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit priti në një ta...

17:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI