Flash

Shqipëria merr 'garancinë' e Polonisë për anëtarësimin në BE

Lapsi.al 11 May 2023
Shqipëria merr 'garancinë' e Polonisë për

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Teksa zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë, në një konferencë shtypi me Presidentin Bajram Begaj, Duda theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë edhe një nga prioritet e Polonisë kur të marrë drejtimin e Presidencës së BE në gjysmën e parë të vitit 2025.

“Me mbështetjen e Polonisë, së shpejti shpresoj që Shqipëria të jetë anëtare e BE dhe do të jemi bashkë në këtë familje të madhe. Deklarova edhe mbështetjen tonë polake për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. 

I thashë z.President se më 1 Maj kemi pasur konferencë shtypi me Kryeministin ku theksuam në mënyrë të qartë lidhur me afrimin e kyesimit të Polonisë në kuadrin e BE në gjysmëm e parë të 2025, e kemi thënë qartazi cilat janë prioritetet, midis të cilave forcimin e lidhjes mes SHBA dhe Europës, prioritet të dytë do kemi anëtarësimin në BE të Ukrainës, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, midis të cilave është edhe Shqipëria e cila është në krye sa i përket përmbushjes së kritereve. 

Jemi përkrahës të dyerve të hapura në BE. I kuptojmë shumë mirë sakrificat e Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare për të realizuar të gjitha reformat që janë të domosdoshme. Shihet shumë qartë që këto reforma po realizohen, nuk kam asnjë pikë dyshimi që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt. Është në interesin tonë, është në interesin e BE. E sigurova Presidentin që këtë anëtarësim e mbështesim”, u shpreh Presidenti Duda.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI