Flash

Rama vijon sulmet ndaj kandidatit të opozitës në Himarë: Beleri po kërcënon emigrantët se do ua grisë letrat greke

Lapsi.al 11 May 2023
Rama vijon sulmet ndaj kandidatit të opozitës në Himarë:

“Do helenizoj Himarën”, kjo deklaratë e Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk ka kaluar pa vëmendjen e kryeministri Edi Rama i cili edhe nga Kamza ka zgjedhur që t’i përgjigjet ashpër. Rama thotë se Beleri ka nisur kërcënimet se kush nuk e voton do ua grisë letrat greke. Për këtë arsye, kreu i qeverisë thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë duke thënë se ai është personi që ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me Greqinë fqinje, e që sipas tij, nuk ka nevojë për “sekser”, siç e quajti Belerin.

“E kanë marrë nga skutat më të errëta të armiqësisë shqiptare, i cili i kërcënon emigrantët se po nuk votuan për të do ua grisë letrat dhe o u heq mundësinë për të shkuar në Greqi. Nuk ka zot që atyre ua gris letrat se po të jetë puna për të pasur një avokat mbrojtës në Greqi e dinë adresën, është në kryeministri, jo te një sekser që ka mbetur pas. Nuk kemi nevojë për njerëz që nxisin urrejtje, me grekët jemi vëllezër, por secili në shtëpinë e tij. Ky maskara që thotë do vë në vend të drejtat e mohuara në 60 vjet, ky s’di të bëjë llogari”, tha Rama.

Një mesazh ka pasur edhe për demokratët e Kamzës. Ai deklaron se në 14 maj janë përpara një zgjedhjeje pasi kanë si opsion për të ecur pas nga partia e tyre apo përpara me socialistët. Për Ramën, kjo zgjidhje është shumë e thjeshtë, të votojnë kandidatin socialist Rakip Suli dhe sipas tij “e kanë kryer detyrën qytetare”.

“Nëse sot demokratët nuk kanë një parti që nuk i besojnë, por i ofrohet një destinacion kthim pas dhe vetëshkatërrimi nuk është e nevojshme të votojnë PS, por të votojnë Rakip Sulin, e kanë bërë detyrën”, tha Rama.

Ai është shprehur i bindur për një fitore në Kamëz duke thënë se është projekti më i mirë që mund t’u ofrohet qytetarëve, pasi nuk ka ngjyrim “blu ose mavi”, por kuqezi.

“Kam besim se nënat dhe gratë e Kamzës pavarësisht se çfarë bindjesh kanë dhe kë kanë votuar përpara do të shkojnë në kutinë e votimit me vlerësimin për faktin se fëmijët e tyre shkojnë në shkolla të gjeneratës së re që janë shkolla njësoj si ë qytetet europiane.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI